Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen e tyre

Pesë turistë gjermanë u shpëtuan pasditen e djeshme nga forcat e Njësisë Delta, pasi humbën orientimin në zonën e prapme të Karaburunit, në një terren të thepisur dhe të vështirë për t’u përshkuar. Pas marrjes së njoftimit rreth orës 18:00, ekipet e shpëtimit u nisën menjëherë drejt zonës së njohur si Maja e Qorres për lokalizimin e turistëve.
Pas kërkimeve, efektivët arritën të gjenin të pestë turistët. Katër prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri nuk mund të ecë për shkak të gjendjes së tij fizike.
Aktualisht, forcat e Njësisë Delta i shoqëruan turistët drejt një zone të sigurt, ndërsa personi i dëmtuar u transportua në krahë me mjete rrethanore, pasi terreni i vështirë nuk lejon përdorimin e mjeteve të tjera.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shkuan për kontrolle/ Punonjësit e Task Forcës së Tatimeve mbahen peng në Golem, 4 të arrestuar

Makina del nga rruga pranë Rubikut, dy të plagosur përfundojnë në spital

Vrasja e Edmond Sulës ende pa autor/ Hetimet zgjerohet te biznesi i kanabisit mjekësor në Maqedoni

Zjarri shkrumbon një shtëpi të pabanuar në Stan Karbunarë të Lushnjës/ Dyshohet për shkëndijë elektrike

Plagoset me çifte një person në Bulqizë, autori mendoi që qëlloi kafshët e egra që po i dëmtonin të mbjellat

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

AGSH mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti/ AGSH: Raportoi me përkushtim, u dallua për profesionalizmin e ti...

Bie “Meta”, mijëra përdorues pa akses në Instagram e Facebook





