Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vendosi t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një afat shtesë pesëvjeçar për të zbatuar masat e kërkuara për mbrojtjen e Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit, duke shmangur për momentin përfshirjen e tij në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Organizata thekson se degradimi i vlerave të jashtëzakonshme universale të zonës nuk është ndalur.
Vendimi u mor nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s gjatë sesionit të tij të 48-të, pas shqyrtimit të raportit mbi gjendjen e ruajtjes së Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit.
“Pesë vite nuk janë fitore”
Inxhinieri dhe ambientalisti Arian Merolli e cilëson të gabuar entuziazmin e shfaqur nga zëvendëskryeministri gjatë mbledhjes online të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, pas vendimit për të mos e futur Rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
“Zëvendëskryeministri ishte shumë i gëzuar që Rajoni i Ohrit nuk u fut në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Mua kjo më habiti, sepse do të ishte më mirë të ishte futur në atë listë. Kjo do të rriste presionin e UNESCO-s dhe të institucioneve ndërkombëtare mbi qeverinë për të marrë masa konkrete për mbrojtjen e rajonit”, thotë Merolli.
Sipas tij, afati pesëvjeçar i dhënë nga UNESCO rrezikon të mos sjellë rezultat nëse mungon vullneti politik.
“Pas pesë vitesh kjo qeveri mund të mos jetë më në pushtet dhe mund të thotë: ‘Punë e madhe, nuk jemi më ne’. Prandaj nuk i shqetëson fakti që u dha një afat pesëvjeçar. Shqetësimi im është nëse ata e dinë çfarë duhet të bëjnë gjatë këtyre pesë viteve. Unë besoj se nuk e dinë”, vijon ai.
Sipas inxhinierit Arian Merolli, strategjia e hartuar me kërkesë të UNESCO-s për menaxhimin dhe rivitalizimin e Liqenit të Ohrit duhet të shoqërohet me një plan të detajuar zbatimi, me afate dhe buxhete të përcaktuara. Ai thekson se Maqedonia e Veriut e ka avancuar këtë proces duke e kaluar strategjinë në mbledhjen e qeverisë dhe duke krijuar një grup ndërinstitucional për zbatimin e saj, ndërsa Shqipëria mbetet pas në këtë drejtim.
“Plani i detajuar duhet të kalojë bashkë me buxhetin në qeveri. Mund të thuash se do ta zbatosh strategjinë, por nëse nuk përcakton se nga do të gjenden fondet dhe kush do të jetë përgjegjës për zbatimin, atëherë ajo mbetet vetëm një dokument”, shprehet Merolli, duke shtuar se rekomandimet e UNESCO-s mund të japin rezultat vetëm nëse ka vullnet politik nga të dyja vendet.
Për Shqipërinë, UNESCO mirëpret nisjen e punimeve konservuese në Kishën Paleokristiane të Linit dhe përpjekjet për forcimin e mbrojtjes ligjore të Linit dhe gadishullit të tij. Megjithatë, organizata shpreh keqardhje për mungesën e progresit në përballimin e presioneve nga zhvillimi urban dhe turistik.
Në veçanti, ajo thekson se nuk është bërë përparim në rishikimin dhe zvogëlimin e projektit pesëkatësh në Tushemisht, në pezullimin e projektit “Drilon–Tushemisht Waterscape”, në rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar urbanizimin në zonat ekologjikisht të ndjeshme, si dhe në ndalimin e avancimit të rrugës së bypass-it të Pogradecit. UNESCO kërkon që këto projekte të mos vijojnë derisa të hartohen dhe të shqyrtohen vlerësimet e ndikimit.
“Tushemishti është dëmtuar rëndë. UNESCO ka shprehur keqardhje për mënyrën se si po ndërhyhet në zonë dhe ka kërkuar pezullimin e punimeve derisa projektet dhe specifikimet teknike të miratohen nga institucionet shkencore të saj. Ata kanë thënë se do t’i dërgojnë, por nuk e di çfarë është bërë deri tani”, shprehet Merolli.
Citizens ka raportuar edhe më herët për presionin e ndërtimeve në Parkun e Drilonit, si projekti “Pyjet e Drilonit”, një projekt që parashikon 8 struktura, të cilat arrijnë deri në gjashtë kate.
Merolli përmbyll se, përveç ndërtimeve që po e vendosin këtë rajon në rrezik, shqetësim mbetet edhe mosfunksionimi i rrjetit të ujërave të zeza, si dhe mungesa e menaxhimit të peshkimit. Sipas tij, askush nuk e di saktësisht se sa peshk zihet në liqen, pasi mungon regjistrimi i peshkatarëve dhe një bazë të dhënash e nevojshme për menaxhimin e burimeve.
Pa të dhëna të sakta, thekson ai, nuk mund të ketë një menaxhim funksional dhe të qëndrueshëm të liqenit.
Liqeni i Ohrit shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me një sipërfaqe rreth 358 km² dhe thellësi maksimale 288 metra, duke e bërë një nga liqenet më të thellë dhe më të vjetër në Evropë. Ai ka një biodiversitet unik, me shumë specie endemike të faunës dhe florës, ndërsa rreth tij ndodhen qytete historike, përfshirë qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut./ citizens.al
Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së hënës në zonën e Sajadhës, pranë kufirit mes Shqip&eum...
Një në gjashtë pika të monitoruara në plazhet dhe zonat liqenore të Shqipërisë rezultoi me cilësi të keqe gj...
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin dhe ratifikimin nga Shqipëria të një kredie prej 302 milionë dollar&e...
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Rribanit, në Mallakastër. ...
Ky është Antonio Mateli, 20-vjeçari që u përfshi në një aksident tragjik, duke humbur jetën pasditen e djeshme n&eum...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80 lekë dhe do shitet me 81.5 lekë. Ndërkoh...
Rritja e tarifave të ujit po përdoret në disa raste më shumë për të mbuluar pasojat e keqmenaxhimit dhe joeficiencës s...
Një person është aksidentuar për vdekje nga një makinë, mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Milot. Sipas njoftimit...
Në vitin 1986, nga internimi në Kurbnesh të Mirditës, Spiro Rusha — gjyshi nga nëna i violinistit të njohur shqiptar Tedi ...
Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit z...