‘Armët i shesim në vende në konflikt’/ Si Ermal Nufi justifikoi 32 mln eurot për Ron Yeffet
Miliona euro të dala nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkuar pa tendera dhe pa garë në xhepat e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës....
Miliona euro të dala nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkuar pa tendera dhe pa garë në xhepat e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës....
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Nismat, të publikuara në platformën Change.org, u bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe atyre europiane që të ndërhyjnë për të garantuar mbrojtjen e lagunës së Vjosë-Nartës, ndërsa kërkojnë transparencë mbi projektet e planifikuara dhe studimet mjedisore që i mbështesin ato. Në një prej peticioneve të firmosur nga më shumë se 35 mijë persona kërkohet ndërhyrja e Komisionit Europian duke e konsideruar zonën e Vjosë-Nartës si një “ekosistem unik dhe të pazëvendësueshëm me rëndësi ndërkombëtare”, pjesë të rrjeteve migratore të shpendëve në Europë dhe një habitat me vlera të veçanta për biodiversitetin.
“Çdo degradim i këtij ekosistemi do të përbënte një humbje të pakthyeshme për biodiversitetin, qëndrueshmërinë klimatike dhe brezat e ardhshëm”, thuhet në tekstin e peticionit.
Nëpërmjet peticioneve qytetarët shqiptarë kërkojnë që Komisioni Europian të monitorojë nga afër situatën, të nxisë një vlerësim të pavarur mjedisor dhe të sigurojë respektimin e standardeve europiane të mbrojtjes së natyrës, ndërsa qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama i kërkohet që të ndalojë shkatërrimin mjedisor.
Peticionet u publikuan pas rrethimit me tela me gjemba të një sipërfaqe të madhe toke brenda zonës së mbrojtur në funksion të një projekti turistik në zonën e Zvërnecit, ndërsa banorët e zonës dhe aktivistët mjedisore protestuan kundër projektit. Organizatat mjedisore kanë kundërshtuar projektin, duke argumentuar se ndërhyrjet po zhvillohen në një zonë me vlera të larta ekologjike dhe se mungon transparenca mbi ndikimet e mundshme në mjedis.
Ndërsa banorët lokalë pretendojnë se u është tjetërsuar prona e trashëguar në mënyrë të paligjshme. Kryeministri Rama mbrojti të hënën zhvillimin turistik edhe pse pranoi se nuk ka ende një projekt konkret të miratuar dhe as studim mjedisor për zonën. Sipas tij, projekti përfaqëson një mundësi zhvillimi ekonomik dhe promovimi ndërkombëtar për Shqipërinë, ndërsa kritikët argumentojnë se përfitimet ekonomike nuk duhet të vijnë në kurriz të integritetit të një prej zonave më të rëndësishme natyrore të vendit.
Ndërkohë po të hënën Prokuroria e Posaçme, SPAK, konfirmoi se ka nisur hetime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si edhe mbi procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.
Një investigim i BIRN i publikuar të premten e kaluar, gjeti se pas projektit për ndërtimin e rezorteve, që është prezantuar publikisht si një ide e dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, fshihet një rrjet vendor i dyshimtë individësh dhe kompanish. Aty përfshihen: një biznesmen i akuzuar për lidhje me mafian italiane, një ish-gjyqtar i dorëhequr për shkak të procesit të vetingut, vajza e një avokati të akuzuar për falsifikim, kompania e një biznesmeni të vrarë dhe individë të lidhur me një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri, Shefqet Kastrati. /BIRN
Një letërporosi është dërguar në drejtim të autoriteteve polake, duke kërkuar verifikimin e hollësishëm të...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest ...
Teksa në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat për heshtjen e personazheve të njohur lidhur me situatën në Zvërnec, nj&...
Emigranti grek i sulmuar gjatë incidenteve në Zvërnec të Shqipërisë, foli për SKAI-n rreth një god...
Protesta e cila u zhvillua në Zvërnec dhe situata e krijuar mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë private ka shkaktuar reagime të shu...
Takimi me përfaqësuesit e shoqatës Svernica në Athinë ishte planifikuar rreth një javë më parë me iniciat...
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka prezantuar këtë të hënë Drejtuesen e re të institucionit, R...
Edhe në këtë fillim muaji, bizneset sërish janë përballur me probleme në funksionimin e platformës e-Albania, duke mos...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestë...
Ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 83-vjeçare, babai i Ilir Metës. Rexhep Meta do të varro...