Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
AKTUALITET

'Piu kokainë'/ Rrëfehet i akuzuari për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi: Shkova për të...

P
Piranjat17 April 2026, 22:40 · 4 min lexim
'Piu kokainë'/ Rrëfehet i akuzuari për vdekjen e

22-vjeçari shqiptar, i cili rezulton të ketë qenë personi i fundit në dhomën e hotelit ku kaloi orët e fundit të jetës 19-vjeçarja Myrto nga Kefalonia, e cila humbi jetën tragjikisht nga mbidoza e kokainës, mohon kategorikisht akuzat ndaj tij.

I riu pranoi para gjyqtares hetuese se njihte 26-vjeçarin, ish-peshëngritës që i siguroi kokainën, por mohoi të ketë njohje me 23-vjeçarin, të dashurin e viktimës dhe vetë këtë të fundit.

Sa i përket pranisë së tij në hotel natën fatale, ai deklaroi se ishte rastësore, pasi kishte shkuar për të takuar një person tjetër që qëndronte aty për festat e Pashkëve, ndërsa e cilësoi akuzën ndaj tij si të padrejtë.

“Unë nuk shkova në hotel për t’u takuar me të akuzuarit apo me 19-vjeçaren. Po, e njoh 26-vjeçarin, por nuk shkova për t’i gjetur ata. Qëndroja në një dhomë tjetër dhe kisha shkuar për një person tjetër që ishte aty për Pashkë.

Nuk kam asnjë lidhje me të akuzuarit e tjerë. Nuk kam konsumuar me ta as alkool dhe as substanca. Më trokitën në derë rreth orës 04:20 për ndihmë. Shkova për të ndihmuar dhe pashë që vajza nuk ishte mirë.

Në video duket që kur zbres shkallët mbaj xhaketën e saj. Prita ambulancën, nuk u largova. Nuk e njoh vajzën. Nga thirrjet rezulton se nuk kam pasur komunikim me ta më parë. Nuk më takon çfarë ndodhi në dhomë, pasi nuk isha aty, përveçse kur më kërkuan ndihmë. Akuza ndaj meje është e padrejtë”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, 26-vjeçari, ish-peshëngritës, pranoi para hetueses se kishte blerë dy herë lëndë narkotike për konsum në dhomën ku ndodhej edhe 19-vjeçarja.

Ai deklaroi se përdorimi i dytë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment kur gjendja e vajzës u përkeqësua.

“Mendova se kishte krizë epileptike”, tha ai, duke shtuar se u përpoq ta ndihmonte duke i futur dorën në gojë që të mos i bllokohej gjuha. Sipas tij, ka edhe shenja kafshimi në gishtërinj dhe ka kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore për ta vërtetuar këtë.

Ai gjithashtu pranoi se fillimisht kishte gënjyer autoritetet, duke mohuar se ishte me 19-vjeçaren atë natë.

Sipas 26-vjeçarit, 22-vjeçari ndodhej në një dhomë ngjitur dhe u thirr për ndihmë kur situata u rëndua. Ai pretendoi se shoku i tij hapi rrugën për transportimin e vajzës, ndërsa vetë e zbriti në krahë. Më pas e vendosën jashtë dhe e mbuluan me një pallto deri në mbërritjen e ambulancës. Të dy pretendojnë se nuk e braktisën 19-vjeçaren.

Tre të arrestuarit, 22, 23 dhe 26 vjeç, u paraqitën të premten para hetuesit dhe prokurorit. Ndaj tyre është ngritur akuzë penale për “vrasje me dashje me mosveprim”, sipas neneve 299 dhe 15 të Kodit Penal, një vepër që mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm.

Avokati i 22-vjeçarit shqiptar deklaroi se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, duke theksuar se ai shfaqet në vendngjarje rreth tre orë pas mbërritjes së viktimës në hotel.

Nga ana tjetër, avokati i 23-vjeçarit ngriti pikëpyetje mbi trajtimin mjekësor, duke deklaruar se vajza mbërriti e gjallë në spital.

“Ku ishin mjekët? Nuk kishte askënd”, u shpreh ai, duke kërkuar hetim të plotë për rrethanat e vdekjes së 19-vjeçares.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.