AKTUALITET
Pjesë e grupit kriminal në Itali, kapet në Durrës 23-vjeçari

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Latif Biba, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në Itali me veprimtari në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve, Gjykata e Breshias në Itali ka lëshuar në muajin mars 2026 urdhër arresti për 23-vjeçarin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas legjislacionit italian.
Pas lokalizimit dhe kapjes në Durrës, Latif Biba është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
I pandehur për tunelin e Llogarasë, ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli në SPAK, i komunikohet zgjatje e hetimeve

‘Më jep paratë ose do vdesësh’/ I mori mikut të tij 30 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Vdekja e 65-vjeçarit në Pogradec, flasin fqinjët: Ambulanca erdhi me vonesë

Shkrumbohet banesa në Qytet Studenti, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe dy fëmijët

Dy shushunjat e mikrokredive arkëtuan 55 milionë euro nga interesat vitin e kaluar

Prona shkak i konfliktit në Pukë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 2 të tjerë

‘Skema e frikshme e pastrimit të parave’, Qyno: Trafikantët po kthehen në ‘Investitorë strategjikë’ me bekimin e shtetit

“Po flisja me nënën në telefon"/ Çfarë deklaroi Ermal Beqiri pas arrestimit në Francë





