AKTUALITET

Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet drejt Italisë Ervis Deti

Piranjat Përditësimi i fundit 9 September 2026, 13:34

Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet drejt

Ervis Deti, i akuzuar si pjesë e grupit të drejtuar nga Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë.

Policia njofton se procedura është finalizuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Sipas autoriteteve, 41-vjeçari kërkohej nga drejtësia italiane pasi Gjykata e Barit i kishte caktuar në vitin 2025 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Deti ishte arrestuar në Shqipëri në maj të vitit 2025, në kuadër të operacionit të përbashkët “Ura”, i zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane kundër një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjykata shqiptare kishte miratuar më pas nisjen e procedurave për ekstradimin e tij në Itali.

Lidhja me grupin e “Visit të Pojës”

Emri i Ervis Detit doli në dosjen “Ura”, ku autoritetet hetimore goditën një grup të dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të bëra publike nga dosja hetimore, aktiviteti i grupit të “Visit të Pojës” ishte dokumentuar edhe përmes komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC. Hetimet flisnin për dhjetëra episode të trafikut të drogës, me një vlerë të përllogaritur në miliona euro.

Për Detin, një nga episodet e përshkruara nga autoritetet italiane lidhet me transportin e një sasie prej rreth 2 kilogramësh heroinë drejt Barit, ndërsa në dosjen shqiptare ai u akuzua së bashku me persona të tjerë edhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas hetimeve të bëra publike, Deti dyshohej se kishte ndërmjetësuar edhe kalimin e një trafikanti përmes Portit të Durrësit, kundrejt një pagese prej 3 mijë eurosh.

Në prill të vitit 2026, GJKKO e dënoi Ervis Detin me 2 vite burgim, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 1 vit e 4 muaj. Vendimi lidhej me akuzën për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Grupi ku bënte pjesë Deti u godit në maj të vitit 2025, kur në kuadër të operacionit “Ura” u lëshuan dhjetëra masa sigurie në Shqipëri dhe Itali. Në qendër të hetimit ishte grupi i drejtuar, sipas autoriteteve, nga Ervis Doçi, “Visi i Pojës”, me bazë aktiviteti në Durrës dhe lidhje me trafikun e drogës drejt Italisë.

Tashmë, me përfundimin e procedurës së ekstradimit, Ervis Deti do t’u dorëzohet autoriteteve italiane për përballjen me procedimin penal për të cilin Gjykata e Barit kishte caktuar masën e arrestit në burg.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?