Plagosi me thikë kushëririn, 60-vjeçari i njohur në “TikTok” si “Izet Pantera”

60-vjeçari Izet Ymeri u arrestua nga Policia e Fierit pasi plagosi me thikë kushëririn e tij pas një konflikti në Lushnjë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Loni Dhamo”, ku, sipas policisë, pas një sherri për motive të dobëta, Izet Ymeri goditi me thikë kushëririn e tij, 70-vjeçarin Faslli Ymeri.
I plagosuri u transportua fillimisht në spitalin e Lushnjës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë arrestuan 60-vjeçarin, i cili pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
I njohur në “TikTok” si “Izet Pantera”
Izet Ymeri është një emër i njohur në TikTok, ku njihet me nofkën “Izet Pantera”.
Ai është bërë i njohur për videot dhe transmetimet “live” që realizonte së bashku me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio, me të cilin shfaqej shpesh duke realizuar sfida dhe biseda që tërhiqnin vëmendjen e ndjekësve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur

Revolta kundër Ramës, qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”

FOTOLAJM/ Revolta kundër Ramës ‘pushton’ Mynihun, Diaspora shqiptare kërkon transparencë: Rama jep dorëheqjen

Klodian Allajbeu: Nuk ka pasur asnjë kontroll nga BKH në shtëpinë time. Do t'i drejtohem gjykatës për shpifjet ndaj meje

180 mijë euro, një lidhje 9-vjeçare, si erdhi fundi tragjik? Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas veten

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit

Vdekja e shqiptarit dhe italianit në aksidentin në Itali, Prokuroria urdhëron kryerjen e autopsisë

“Vajzën po ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe Refit Buzi: Mua mos m’u afro, e kam ndar...





