Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari, arrestohet edhe i ati si bashkëpunëtor në krim

P
Piranjat16 July 2026, 17:12 · 2 min lexim
Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/

Policia ka vënë në pranga pasditen e sotme 18-vjeçarin i cili plagosi me thikë në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës një 32-vjeçar. Po ashtu është vënë në pranga edhe i ati i 18-vjeçarit për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”.

Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin V. K., në ambientet e Poliklinikës.

Gjithashtu në pranga, babai i 18-vjeçarit, si bashkëpunëtor në krim.

Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.