Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Plagosja e Brian Syzos në Pogradec/ "Arrest në burg" për Nikolla Agollin dhe David Priftin

P
Piranjat 2 July 2026, 13:52 · 2 min lexim
Plagosja e Brian Syzos në Pogradec/ "Arrest në burg"

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Nikolla Agollin dhe David Priftit, dy personat e dyshuar për plagosjen e Brian Syzos disa ditë më parë në qytetin e Pogradecit. Seanca gjyqsore ka nisur në orën 11, ndërsa gjykata vlerësoi se arrestimi i tij ishte i ligjshëm. Dy të rinjtë u arrestuan nga policia vetëm një ditë pas atentatit, i cili shkaktoi plagosjen e 35-vjeçarit.  

Sipas dëshmisë së tij para togave të zeza, Nikolla Agolli është shprehur se është sulmuar nga Syzo. Pas kësaj ai ka qëlluar ndaj tij për ta neutralizuar, pasi sipas aaj që ka deklaruar ka dashur që ai të ndalonte sulmin.

“Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra”, ka thënë autori.

Ndërsa i arrestuari tjetër, David Prifti i cili dyshohet se është bashkëpunëtori i tij në këtë ngjarje ka deklaruar se nuk ka gisht në këtë ngjarje.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në lagjen numër 3 të Pogradecit, ku katër persona, mes të cilëve Agolli dhe Prifti, qëlluan me armë zjarri ndaj Brian Syzos teksa ai ndodhej në automjetin e tij.

Hetimet paraprake zbulojnë se atentati ishte pasojë e konflikteve të mëparshme midis palëve. Autorët e dyshuar njihen si individë problematikë në qytet për shkak të precedentëve të mëparshëm. Ata akuzohen për një sërë veprash kriminale, përfshirë gjuajtjet me armë, rrahjet dhe presionet e vazhdueshme ndaj bizneseve lokale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.