Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit në Tepelenë, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në Mamaliaj në Tepelenë, ku dy persona mbetën të plagosur. Blutë bëjnë me dije se, Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu 36 vjeç, shokë me njëri-tjetrin janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e 28-vjeçarit.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj. Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Dënohen me 68 vite burg kriminelët shqiptarë në Britani, mbanin llogaritë e drogës në bllok

Vrasja e trefishtë në Podgoricë/ Ja kush është autori i dyshuar

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/ Vëllezërit Khayyat regjistrojnë "Sazan Operations", por do të ndërtojnë Zvërnecin

Vrasje e trefishtë në Podgoricë, dy vëllezërit shqiptarë mes viktimave

EMRAT/ U plagosën pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj që po luftojnë për jetën

Apartamente, tokë dhe kuota të pesë shoqërive/ Prokuroria në Fier kërkon konfiskimin e pasurive të biznesmenit të njohur!

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Tepelenë/ 27-vjeçarit i shpërthen granata në dorë, dy të rinj në gjendje të rëndë





