Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Plagosja e dyfishtë në Burgun e Fierit/ Zbardhet dëshmia e Denis Brajoviçit: Më ftuan për kafe, Zotaj nxori thikën dhe nisi të më qëllonte

P
Piranjat 9 August 2026, 16:03 · 3 min lexim
Plagosja e dyfishtë në Burgun e Fierit/ Zbardhet dëshmia e Denis

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me përplasjen e dhunshme të ndodhur në burgun e Fierit, ku dy të dënuar mbetën të plagosur pas një konflikti me thikë. Bëhet me dije ngjarja nisi gjatë një takimi mes të dënuarve dhe dyshohet se gjithçka u përshkallëzua pas një telefonate dhe një përplasjeje verbale.

Julian Zotaj dhe Aldo Gjini dyshohet se i janë afruar Denis Brajoviçit, duke e ftuar për të pirë një kafe. Gjatë qëndrimit së bashku, Zotaj ka përdorur telefonin celular për të kryer një telefonatë. Siç raporton Top Channel, gjatë komunikimit, në telefon i është shfaqur Brajoviçit një personazh i botës së krimit, i cili aktualisht është në kërkim nga policia. Bëhet me dije se gjatë bisedës ka pasur fyerje dhe kërcënime verbale.

Ishte Julian Zotaj që ka nxjerrë një thikë të improvizuar dhe ka tentuar të sulmojë Brajoviçin, i cili ka mundur t'ia marrë thikën Zotajt dhe, në vijim të konfliktit, e ka plagosur atë në zonën e qafës, ndërsa vetë ka marrë një dëmtim në dorë. Të dy të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit të deritanishëm, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmisë dhënë nga Brajoviç, ai nuk la asnjë konflikt me personat që u përlesh dhe se e kishte pranuar vizitën për kafe në sektor, mbasi njihte dhe kishte shok, pra garant, Aldo Gjinin.

Sipas gazetares, Anila Hoxha, Aldo Gjini, pas kësaj ngjarje, është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, kurse Jurgen Zotaj është dërguar nga spitali i Fierit në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë. Ndërsa në burgun e Fierit është mbajtur vetëm Denis Brajovic ose Bajri.

Nga ana tjetër Policia e Fierit, së bashku me Prokurorinë lokale, po kryejnë hetime për të faktuar shkaqet e përleshjes mes dy të burgosurve që rezultoi në plagosje. Mësohet se 6 efektivët e policisë së Burgjeve janë marrë në pyetje, teksa pritet që të ketë edhe një pezullim të 4 prej tyre.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.