AKTUALITET

Plani i fshehtë për të shpëtuar pushtetin, Gjokutaj: Mes dyshes Rama-Veliaj nuk ekziston asnjë luftë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2026, 16:14
Plani i fshehtë për të shpëtuar pushtetin, Gjokutaj: Mes

Zhvillimet e fundit politike në vend dhe urdhrat e vazhdueshëm që burojnë nga qelia e paraburgimit, kanë ngritur pikëpyetje të shumta mbi një përplasje të mundshme në distancë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryeministrit Edi Rama. Shkresat për emërime dhe shkarkime në administratën e bashkisë, në një kohë kur protestat e qytetarëve kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, po lexohen nga një pjesë e publikut si një revansh dhe sfidë e hapur. Megjithatë, analistët sugjerojnë se e gjithë kjo situatë është një fasadë e mirëmenduar.

Sipas një analize të detajuar të bërë nga avokati Genci Gjokutaj në Syri Televizion në një bisedë më moderatorin Bled Marku, mes dyshes Rama-Veliaj nuk ekziston asnjë luftë reale pushteti. Pretendimet se Veliaj po i bën presion Ramës hidhen poshtë, pasi përplasja e vërtetë politike ka ndodhur përpara arrestit. Ishte pikërisht kryeministri ai që e "çgradoi" kryebashkiakun, duke e lënë në hije politike dhe duke i hapur rrugën masës së sigurisë.

Lëvizjet e fundit, përfshirë dorëheqjen e papritur të nënkryetares së bashkisë Anuela Ristani pa asnjë debat, shihen si pjesë e një pakti të fshehtë. Kryeministrit i duhet një "fabul" e re politike për të tërhequr vëmendjen nga protestat e shtatorit, duke përdorur Bashkinë e Tiranës si një teatër për të manipuluar opinionin publik. Shkresat e lëshuara nga burgu dyshohet të jenë lëvizje të dakordësuara, në këmbim të një premtimi për lehtësim të masës së sigurisë apo rishikim të akuzave.

Në këtë skenar, drejtësia luan gjithashtu një rol kyç. Mungesa e akuzës kryesore për inceneratorin e Tiranës konsiderohet si një "skonto" e hapur ndaj Veliajt. Kjo dinamikë nxjerr në pah fuqinë absolute të kryeministrit, i cili detyron vartësit e tij të japin dorëheqjen në vend që t'i shkarkojë, duke shmangur kostot politike dhe duke menaxhuar krizat e brendshme përmes një cirku të mirëorganizuar politik.

Bled Marku: Atëherë po nisim menjëherë bisedën, pasi janë disa zhvillime të ditëve të fundit që kanë të bëjnë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vijon të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit. Dhe pavarësisht se ai vijon të qëndrojë në paraburgim, urdhrat dhe shkresat e tij drejtuar Bashkisë së Tiranës për emërime dhe shkarkime vijojnë. Në një kohë kur në Tiranë prej 95 ditësh protestohet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka patur dorëheqje sot të zonjës Sala, Ministre e Shëndetësisë. Në këto kushte, ku jemi aktualisht, këto presione, a nëse mund t'i cilësojmë presione të kryetarit të Bashkisë së Tiranës karshi kryeministrit, a duket kjo si një sfidë në distancë Veliaj-Rama, paraburgim-qeveri?

Genc Gjokutaj: E para Bledi, Erion Veliaj as teorikisht, as praktikisht nuk ka mundësi t'i bëjë presion Edi Ramës. Edhe kjo dihet që në përplasjen e këtyre dy vezëve, secila vezë u thye...

Bled Marku: Është e kollajtë se ai është në paraburgim.

Genc Gjokutaj: Përplasja ka ndodhur, po ka ndodhur para arrestit. Dhe ju e patë që Edi Rama Erion Velinë e çgradoi. E hoqi dhe nga fotografia familjare, e hoqi dhe nga drejtues politik i Tiranës, pra si të thuash e la në parkim. Dhe në fund dha okej-n edhe për arrestin. Kështu që llogarit kur ai ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë edhe nuk ia doli dot, mendoni ju që po sfidon Veliaj Ramën mbas një viti e gjysmë në kushtet e izolimit?

Bled Marku: A mos e sheh këtë si një lloj presioni qytetar. Eshtë një shtatori, pati përplasje edhe në protestën e mbrëmshme, duket si ka shpërthim pra edhe të shtatorit mund të themi përsa i përket protestave dhe pse jo të shfrytëzojë rastin?

Genc Gjokutaj: Shiko, ai nuk ka shans të shfrytëzojë rastin sepse, shiko e gjitha kjo Bledi është një lojë e Ramës me Veliajn. Sigurisht aty është bërë një pakt që Veliaj të bëjë një shkresë të tillë për të dhënë të kuptojë që ka një inkandeshencë, ka një nevojë emergjente. Bashkia e Tiranës është pa drejtues edhe duhet urgjentisht të dalë Erion Veliaj nga burgu, e kupton? Sepse ndoshta ka pushuar dhe ka energji të reja edhe të vijë ta vënë prapë atje në zyrën e kryetarit të bashkisë bashkë me pesë drejtorët që janë liruar të 5D-së dhe të fillojë Tirana të mbjelli pemë prapë. E kupton? Këtë nuk e ha asnjë fëmijë, e kupton? Nuk ka mundësi Erion Veliaj t'i bëjë presion Edi Ramës. Ju e dini që në momentin kur Erion Veliaj ishte arrestuar, Edi Rama papritur as vendimin e Gjykatës për verifikimin e ekzekutimit të masës nuk priti, po vajti u fut në bashki mori çelësat dhe mori bashkinë në drejtim. Pra, në këtë kuptim, të mos hezitojmë sepse këto janë nga fabrika propagandistike e kësaj mazhorance, ku diskutohet gjoja që kush do të jetë kryetari i bashkisë, i deleguari i Ramës apo i deleguari i Veliajt. Pra, gjoja aty po bëhet një luftë etj, etj…. Jo, sigurisht që Veliaj e ka firmosur atë letër në këmbim të një premtimi ndoshta, do ta shikojmë në ditët në vijim si do vijojnë, por mos harroni që...

Bled Marku: Ç'do të thotë ditët në vijim, pasi ka zëra, ka zëra duke marrë shkas edhe nga ankimimi që bëri sot, në Gjykatën e Apelit u revokua ankimimi, madje tha do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë, është një seancë me datë 15 nëse nuk gaboj.

Genc Gjokutaj: Po, po, tashti shikoni, historia është kështu. Të paktën sipas meje. Edi Rama e ka paralajmëruar dhe ka thënë, që mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lirojeni dhe të kthehet në detyrë. A e mbani mend këtë? Pra i detyron, sepse Tirana ka nevojë për drejtim. Sigurisht e gjithë kjo histori ka një shtrat mbi të cilën ngrihet, sepse nëse SPAK-u do t'i ishte treguar me integritet ashtu siç hiqet se është, dhe ashtu siç një pjesë e mediave, politikës dhe opinionit e shprehin, ai jo që nuk do të rriste delegime, por që do të kishte dhënë dorëheqjen me kohë. Sepse, si të gjithë të tjerët, edhe Erion Veliajt i është bërë një skonto shumë e madhe në akuzat që i janë vënë. Pra janë vënë episode pafund, por që konvergojnë te një pikë, por nuk i është vënë akuza kryesore e inceneratorit të Tiranës. Shkak për të cilin ai u arrestua, por që nuk u hodh në letër si akuzë konkrete. Edhe, ka dhe një problem tjetër. Lind një pyetje. Kur e kuptoi Erion Veliaj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka kohë që është marrë? Kur e kuptoi ky zëvendëskryetari i bashkisë, pse pikërisht tani dhe kur e ka kuptuar që Anuela Ristani nuk paska qenë kaq autonome dhe nuk i paska përfillur porositë dhe urdhrat e Erion Veliajt? Ka Erion Veliaj, mbas vendimit të Kushtetueses dhe deri më sot, një korrespondencë zyrtare me ish-kryetaren e deleguar Anuela Ristani, ku ky t'i ketë urdhëruar ndonjë gjë e ajo t'ia ketë refuzuar urdhëresat e tij? Nëse rezultojnë këto që po ju them unë, atëherë hajde se po flasim vërtet për një luftë brenda në bashki. Por nuk ka asgjë nga këto. E gjithë muhabeti është telefonatash, vizitorësh në burg, e tjerë e tjerë, që ky ia lë me porosi si të ishte mbaruar, e kupton? Edhe kjo e ngre nivelin e një procedure ligjore.

Bled Marku: Sepse po lexohet si revansh i Veliajt në publik Gjokutaj, ndaj po të pyes që ta sqarojmë.

Genc Gjokutaj: Qartë, qartë. Nuk është revansh. Kjo është një lojë. Edi Rama i ka thënë që nëse do të dalësh nga burgu bëj këtë punë. Anuela Ristani ka dhënë dorëheqjen. Mua më vjen shumë keq, ka dhënë dorëheqjen pa debat fare, hiç. Edhe nga nënkryetare, e kupton? Pra, është bërë brenda 24 orëve, ngjitje e diçkaje të papritur. Po pse? Sepse erdhi shtatori. Dhe Ramës i duhet një fabul. I duhet një temë, e kupton? E rregullt, hajde të hapim temën e Bashkisë së Tiranës. E Bashkia e Tiranës është në një krizë shumë të madhe. Dakord? Se nuk ka kryetar të zgjedhur, siç janë të gjithë kryetarët. Ajo bëri një vendim me të cilin, e kuptoni? I hapi rrugë dhe unë mendoj që kjo ka qenë e paramenduar që në fillim. I ka hapur rrugë dhe i ka lënë dorë të lirë këtij cirku politik që bën Edi Rama bashkë me Erion Velinë. Sigurisht Rama është kryetari i dasmës, edhe shfrytëzon pozitën e Veliajt? Që është i arrestuar, edhe i pandehur. Mirëpo, nëse kjo lojë është e vërtetë, dhe ai shpreson se do të bëjë skonto Edi Rama, ta nxjerrë nga burgu, atëherë deri më tash dihet që Veliaj ka bërë burg për partinë. Sepse nuk ka shpjegim tjetër. A mendoni ju që në këto kushte që është Rama, që të gjithë japin dorëheqjen dhe nuk ka bërë një shkarkim? Një shkarkim të vetëm nuk ka bërë në jetën e tij, po i detyron të japin dorëheqjen. Dhe çfarë tregon kjo? Tregon rivalitet të Ramës me këta që japin dorëheqjen? Absolutisht jo. Tregon një pushtet absolut i cili të detyron të japësh dorëheqjen, sepse në të kundërt, ti merr një kosto të pashlyeshme nesër. Kjo është një metodë pune prej 14 vjetësh, nuk është sot...

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës