Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, ngrihet kullë 23 kate te rruga “Qemal Stafa”

P
Piranjat15 April 2026, 22:39 · 6 min lexim
Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, ngrihet

Një tjetër kullë po merr jetë në një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, në rrugën “Qemal Stafa”, ngjitur me Shkollën e “Kuqe”. Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur lejen e radhës, ku në vend të banesave private, ato më karakteristiket në kryeqytet, do të “mbijë” një pallat plot 23 kate i lartë, që do t’u bëjë hije banesave përdhese të zonës.

Duket se, krahas qendrës së Tiranës, kullat po zhvendosen edhe në zonat më historike, duke dashur të zhdukin njëherë e mirë historinë e kryeqytetit, banesat apo gjithçka tjetër. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, planet vendore i kanë hapur rrugë këtyre kullave, ku rëndom firmat i bëjnë planet privatisht për t’ia servirur zyrtarëve burokratë të Bashkisë së Tiranës. Normalisht, ndërtimi sjell zhvillim, por të rrafshosh historinë apo gjithçka tjetër, duket se më shumë është zhdukje e identitetit. Vende për kulla ka plot, në Bulevardin e Ri, në fushat e Yzberishtit, afër Unazës së Madhe. Por jo në qendër, në ato vende që njihen si lagjet e vjetra të Tiranës.

A ka kulla apo pallate shumëkatëshe në zonat historike të Budapestit Vjenës, Berlinit, Romës, Madridit, Stambollit, Parisit etj?! Normalisht që jo, pasi ato ndërtohen në periferi dhe zona ekonomike, që sjellin zhvillim. Të dyja ecin paralelisht, por këta shtetarët tanë e kanë më të kollajtë t’i vënë shkelmin gjithçkaje.

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, ngrihet

Faksimile: Leja e ndërtimit e zbardhur nga AZHT për kullën 23 kate në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë

Sipas dokumenteve , ditët e fundit Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur një tjetër leje për kullë, në një nga zonat më të vjetra të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.8. Dikur, banorët e asaj zone njiheshin si “tiransit e vjetër”, ndërkohë tashmë nuk do të mundin të njohin komshinjtë ngjitur dhe jo lagjen, që sa vjen dhe tjetërsohet.

Në vend të ndërtimeve karakteristike, vilave 2 katëshe apo ndërtimeve me tulla apo edhe me qerpiç, po ngrihen pallate të stërmëdha, dikur me leje të Bashkisë së Tiranës dhe tashmë me leje nga KKTU. Në dokumente shkruhet se “zona ndodhet përgjatë rrugës ‘Qemal Stafa’. Prona ndodhet në një largësi 1 km në linjë ajrore dhe afërsisht 10 minuta me mjete automobilistike, nga qendra e Tiranës” thuhet në dokumente.

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, ngrihet

Në foto: Harta e zonës ku do të ndërtohet kulla e radhës në afërsi të Shkollës së Kuqe

Leja përcaktohen se bëhet fjalë për njësi banimi dhe shërbimi 21 dhe 23 kate, me zhvillues kompaninë “Primo Invest”, me pronar Ersi Ngjelën dhe Besnik Palucën. “Kulla kufizohet me pjesën veriore me objekte ekzistuese përdhese, në jug me rrugën kryesore ‘Qemal Stafa’, dhe në lindje perëndim me objekte banimi, kryesisht kate përdhe dhe një objekt ekzistues 5K. Funksionet që duhen implementuar në këtë zonë sipas studimit janë godinat të reja të propozuara me funksion banimi. Në këto godina mund të implementohen ambiente tregtare në katet e para”, thuhet në këtë dokument.

Pra, ka pasur plane studimi vendore që i hapën rrugën kullave. “Në shkallë më të gjerë kjo e kthen zonën në një pol shumë të rëndësishëm për qytetin e jo vetëm nga pozicionimi por edhe nga formulimi dhe miksimi i funksioneve publike me ato private”, vijon dokumenti.

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, ngrihet

Në foto: Projekti që është miratuar për t’u ndërtuar shumë afër qendrës së Tiranës

Në dokument shkruhet se në këtë projekt propozohet të ndërtohen rreth 9556.81 m² mbi toke, nga të cilat 279.22 m2 janë shërbime. “Planifikohet të ndërtohet 1 objekt 23 kate me funksion banim dhe shërbim. Gjithashtu është parashikuar që të ndërtohen 3 kate nëntokë me një total prej 3220.59m²” thuhet në dokumente.

Sipas saj, me një vendndodhje shumë pranë qendrës së qytetit, apartamentet luksoze janë në prani të hapësirave të gjelbërta të cilat ofrojnë një atmosferë qetësie. “Përdorimi kryesor do të jetë ai i banimit edhe pse këto hapësira do të përfshijnë edhe ambiente të ndryshme shërbimesh në formën e qendrës komerciale”, vijon dokumenti.

Sipas saj, në pronën që zhvillohet, pjesa me e madhe shkon për sistemimin e infrastrukturës, sheshe, trotuare dhe gjelbërim. “Hapësira përreth objektit do të sistemohet me trotuare, stola edhe pemë. Infrastruktura rrugore ekzistuese është e pamjaftueshme për qarkullimin e mirë të makinave dhe këmbësorëve kështu nga Bashkia Tiranë janë parashikuar ndërhyrjet në zonë si krijimi i një rruge ndërlidhëse midis aksit kryesore rrugës ‘Qemal Stafa’ dhe rrugës ‘Dervish Hekal’i”, vijon dokumenti./ VoxNews

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.