Një incident i rëndë është regjistruar një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së QTU-së, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar në dhunë fizike në mes të rrugës.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy persona ndalojnë një automjet, nxjerrin me forcë një të ri nga makina dhe e godasin brutalisht, ndërsa ngjarja zhvillohet para syve të kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve.
Deri tani nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen e dhunshme, ndërsa identiteti i personave të përfshirë mbetet ende i paqartë.
Në video shihen gjithashtu edhe efektivë policie pranë vendit të ngjarjes, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo njoftim zyrtar lidhur me incidentin.
Ngjarja ka shkaktuar reagime në rrjet, ku qytetarë të shumtë shprehin shqetësimin për sigurinë dhe për mënyrën se si episode të tilla dhune po ndodhin hapur në mes të ditës, në një nga akset më të frekuentuara të vendit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 May20:30
“Durrësi i ri” vetëm në premtime/ Pusetat pa kapak rrezik për banorët prej një viti
Banorë të Durrësit të Ri kanë denoncuar në redaksinë e “PiranjatNews” gjendjen problematike të një rrug...
AKTUALITET
7 May19:35
"Më kthe drogën ose plumbin ballit"/ Antimafia italiane zbardh lidhjen e Elvis Demçes me rrëmbimin për 200 mijë euro
Emri i Elvis Demce del në aktet hetimore për rrëmbimin me qëllim zhvatjeje të Alfredo Le Donne në Romë, në një dosj...
AKTUALITET
7 May18:42
Banorët denoncojnë rojën e kompleksit pranë Air Albania: Rrugën e ka kthyer në parking privat, na kërcënon kundrejt pagesës
Banorë të pallatit “Ambassador 3”, Tiranë kanë denoncuar rojën e kompleksit "Vertical Forest", pasi ky i fundit ushtron p...
AKTUALITET
7 May17:57
Studentja e helmuar te Akademia e Sigurisë: Sot na detyruan të hamë në mensë sa për sy e faqe
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Akademia e Sigurisë, ku 56 studentë kanë përfunduar me urgjencë n&...
AKTUALITET
7 May17:51
‘Toyota Yaris’/ Ndikoi “me para” te gjyqtari i Tiranës, GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg avokaten Erida Lazimi, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj ...
AKTUALITET
7 May17:30
Çmimi i naftës godet edhe autoshkollat, shqetësimi ngrihet nga operatorët në Elbasan
Rritja e çmimit të karburantit po godet edhe biznesin e autoshkollave. Sipas operatorëve të këtij sektori në Elbasan, nëse ...
AKTUALITET
7 May17:22
Akuzat për korrupsion/ GJKKO çon për gjykim ish-prokurorin Kledian Llaho dhe 3 të tjerë
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj i...
AKTUALITET
7 May17:12
U helmuan 56 studentë të Akademisë së Policisë, këto janë pamjet brenda kuzhinës ku ushqimi ishte i kontaminuar
56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pas një dyshimi për helmim ushqimor, ndërsa polici...
AKTUALITET
7 May17:04
Ilir Meta kërkon sërish zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO cakton datën e seancës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për zëvendësimin e masës ...