Plas sherri në Lungomare/ 3 persona rrahin pronarin e restorantit në sy të turistëve

Dhunë në Lungomare të Vlorës: pronari i një lokali përfundon në spital. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar lokali është dhunuar nga tre persona të paidentifikuar.
Sipas informacioneve paraprake, pronari i një lokali (bar-restorant/piceri) është goditur fizikisht nga tre persona, duke pësuar dëmtime dhe duke përfunduar në spital për ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, çka ka shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm.
Kanë qenë familjarët dhe qytetarët e pranishëm ata që kanë njoftuar policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Ndërkohë, grupi hetimor po sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe në ambientin e lokalit për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pamje skandaloze/ Rruga drejt Kalasë dhe Spitalit në Lezhë e mbushur me mbeturina! (VIDEO)

U fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët, arrestohet 28-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Fshati Verbas në Patos zhytet në errësirë, rrjeti energjetik i amortizuar prej vitesh

Myk, dritare të mbyllura me kartona/ Zyrat e identiTek në Shkodër në gjendje skandaloze si në mesjetë

32-vjeçari u plagos me thikë pas sherrit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

Zbulohet “shtëpia e barit” në Shijak/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE-së

Përfshihet nga flakët një banesë në Orikum

Nga nxënës i qetë në vrasës me pagesë/ Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare





