Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

P
Piranjat19 July 2026, 17:48 · 3 min lexim
Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Pas më shumë se dy vitesh e 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për lojërat e fatit, qeveria ka plotësuar kuadrin ligjor që i hap rrugën nisjes së procedurave për licencimin e basteve sportive online në Shqipëri.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) ka konfirmuar për Report TV se janë miratuar të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e ligjit, duke përfshirë edhe dy VKM-të e miratuara në fund të qershorit, që rregullojnë procedurat për pezullimin ose revokimin e licencave, si dhe administrimin e fondit të posaçëm të krijuar nga aktiviteti i basteve.

Megjithëse kuadri ligjor tashmë është i plotë, ende nuk është bërë publik afati se kur do të hapet gara për kompanitë që do të aplikojnë për licencë. Sipas AMLF-së, procedura do të nisë vetëm pasi Komisioni i Licencave të marrë vendimin për hapjen e konkurrimit dhe të përcaktojë numrin e licencave që do të jepen. Ligji parashikon deri në 10 licenca për operatorët që do të ofrojnë baste sportive online.

Një nga elementët kryesorë të sistemit të ri është se bastet do të lejohen vetëm në platforma online dhe çdo përdorues do të identifikohet me kartë identiteti. Sistemi do të regjistrojë çdo veprim të lojtarëve dhe do të përdorë algoritme të posaçme për llogaritjen e fitimeve, me synimin për të garantuar transparencë dhe kontroll më të madh.

Ligji vendos edhe kritere të forta për kompanitë që synojnë të licencohen. Në ligjin e miratuar në shkurt të 2024-ës në nenin 22 të tij janë vendosur edhe kushtet që duhen plotësuar për të aplikuar për licencë, ndër të cilat janë:

-kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë.

-subjekti aplikues ose të paktën njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Nëse përvojën në fushën e lojërave të fatit e ofron njëri prej aksionarëve të subjektit aplikues, ai duhet të zotërojë jo më pak se 30 për qind të aksioneve në shoqëri.

-subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit

Rihapja e basteve sportive online vjen gati shtatë vite pas mbylljes së pikave fizike të basteve në vend, në kuadër të aksionit të njohur si “Fundi i Marrëzisë”, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2019 dhe çoi në mbylljen e mbi 4 mijë pikave të basteve në të gjithë Shqipërinë./Report Tv

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.