Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Flet dëshmitari: Ja si e mora vesh që Fatmira Deda ishte e vdekur në garazh

P
Piranjat31 March 2026, 13:00 · 3 min lexim
“Plumbi i Artë”/ Flet dëshmitari: Ja si e mora vesh

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ku vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Dëshmitari Mirza Veli u thirr nga mbrojtësit e të pandehurit Agron Qoli, për të dhënë dëshmi në lidhje me çështjen penale që përfshin të pandehurit, Dumani, Alibej, Xhixha, Hoxha, Qoli e të tjerë.

Dëshmitari deklaroi se nuk ka njohje personale me asnjërin prej tyre.

Veli, i lindur dhe banues në Durrës, me arsim të lartë dhe oficer i policisë gjyqësore në qytet, u pyet nga avokatët:

Avokati: A njihni ndonjë nga të pandehurit?
Dëshmitari: Agron Qolin e kam komshi, kemi shkuar njëherazi në pallat.

Avokati: Fatmira Dedane njihni?
Dëshmitari: Si komshije, por nuk kam pasur marrëdhënie personale. Ka pasur dy banesa, një në kat të pestë dhe një në kat të dytë.

Avokati: Raporti i Qolit me Fatmirën?
Dëshmitari: Qoli ka qenë administrator pallati, merrej me problemet. Nuk e di nëse kanë pasur marrëdhënie personale.

Avokati: Nga hyje dhe dalje nga pallati?
Dëshmitari: Pallati ka vetëm një hyrje për garazh, e njëjta për dalje.

Avokati: Kjo ishte e njëjtë edhe në kohën e vrasjes së Fatmira Dedës?
Dëshmitari: Po, nuk kishte pengesa rrugore.

Avokati: Ku bie hyrja e Agron Qolit?
Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam qenë te banesa.

Avokati: Ditën e ngjarjes ku keni qenë?
Dëshmitari: Në kafe. Më mori vëllai, kam parë trupin e të ndjerës në garazh dhe kam telefonuar policinë.

Ai shtoi se Agron Qoli komunikoi me vëllain e tij, duke e informuar për ngjarjen, por vetë nuk pati kontakt me të.

Avokati: Fatmira ka pasur persona të tjerë që jetonin me të?
Dëshmitari: Jo, vetëm një zonjë pastruese që e ndihmonte. Nuk kam qenë në ceremoninë e varrimit.

Pyetje nga gjyqtari dhe të pandehurit

Gjatë seancës, Agron Qoli dhe Petrit Qoli pyetën dëshmitarin për pozicionin e tij dhe hyrjen/daljen nga garazhi, duke u përpjekur të sqaronin marrëdhëniet dhe lëvizjet e ditës së ngjarjes.

Dëshmitari saktësoi se, në kohën e ngjarjes (2012-2013), ai ka qenë në punë në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa kafja që kishte pirë ishte 50-100 metra larg pallatit. Vëllai i tij kishte shkuar për të marrë makinën, ndërsa ai më pas njoftoi policinë.

Prokurori Dibra: Sa larg pallatit keni pirë kafe?
Dëshmitari: 50-100 metra.

Ai tha gjithashtu se nuk kishte vënë re persona të tjerë afër trupit të të ndjerës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.