“Po derdhim djersën, por nuk paguhemi”/ Sportistët e klubit “Studenti” prej 4 muajsh pa paga: Bashkia Tiranë thotë s’ka fonde

Një sportist i klubit “Studenti” i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, duke denoncuar se prej më shumë se katër muajsh ai dhe shumë sportistë të tjerë nuk kanë marrë pagat.
Sipas denoncuesit, kjo situatë prek një numër të madh sportistësh të klubit, të cilët, përveç vonesave, pretendojnë se edhe pagesat e kryera më herët nuk kanë qenë në përputhje me detyrimet ligjore.
“Prej mbi 3-4 muajsh nuk marrim pagat si sportistë. Ka edhe shumë sportistë të tjerë me të njëjtin shqetësim. Edhe ato paga që kemi marrë nuk janë bërë sipas ligjeve që vetë kanë firmosur. Përmes jush dua t’u bëj thirrje të gjithë sportistëve të jenë në protestë për djersën që po derdhim çdo ditë”, shprehet ai për Piranjat News.
Denoncuesi thotë për Piranjat News se, gjatë një takimi me drejtuesit e klubit, sportistëve u është komunikuar se vonesa e pagesave lidhet me mungesën e fondeve nga Bashkia e Tiranës.
Sipas mesazhit që, sipas denoncuesit, u është përcjellë nga drejtuesit, “për shkak të mungesës së fondeve dhe faktit që buxheti financiar ende nuk është çelur nga Bashkia e Tiranës, nuk do të kryhen pagesat për trajnerët dhe sportistët deri në çeljen e fondit”.
Sportistët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të situatës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura, ndërsa paralajmërojnë se do të vijojnë reagimet e tyre deri në marrjen e një përgjigjeje konkrete nga institucionet përgjegjëse./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy turistë spanjollë

"MABCO" e Pacollit tregon prapaskenat për Aeroportin e Vlorës: Rama refuzoi ftesën tonë, Qeveria e dinte se ç'po ndodhte aty. Na penguan ...

Skandali! Kompania që do të sjellë avionët antizjarr, probleme me ligjin, reagon MM: Është në gjykim, s’ka akoma vendim

MABCO “zyrtarizon” kursin drejt arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës pas lëvizjes së MIE

Mallakastër/ Zjarri del jashtë kontrollit në masivin pyjor të Drenijës! Pas Ngrëçanit, pritet ndërhyrja nga ajri

Nga vjedhjet te sulmet online, si po ndryshon harta e kriminalitetit në Shqipëri

Zjarret në Mallakastër/Vihet nën kontroll vatra në Panahor pranë Cfirit. Flakët avancojnë drejt Ngraçanit

Sot, 118-vjetori i lindjes së Eqrem Çabejt, gjuhëtarit, albanologut e themeluesit të studimeve moderne shqiptare





