Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

“Po flisja me nënën në telefon"/ Çfarë deklaroi Ermal Beqiri pas arrestimit në Francë

P
Piranjat29 July 2026, 09:49 · 2 min lexim
“Po flisja me nënën në telefon"/ Çfarë

Është zbardhur dëshmia e Ermal Beqirit, të shumëkërkuarit për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), pas arrestimit nga autoritetet franceze.

Siç raportojnë mediat vendase, pas ndalimi nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, teksa ishte duke fluturuar me një avion mbi centralin bërthamor të Penly, piloti shqiptar deklaroi se ulja e lartësisë kishte qenë e paqëllimshme, për shkak se në ato momente, ishte duke biseduar me nënën e tij në telefon.

Por përgjigjet e tij u kruajuan dyshime te policia dhe për këtë arsye, pasi u komunikua me palën shqiptare u vendos arrestimi, për shkak se rezultoi se bëhej fjalë për të shumëkërkuarin Ermal Beqiri.

Po ashtu, raportohet se pilotit shqiptar iu gjetën edhe tre Airtag.

Sipas Policisë së Shtetit e cila reagoi mbrëmjen e së martës me një njoftim zyrtar, Beqiri është është vendosur në paraburgim dhe pritet që këtë të mërkurë të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Beqiraj akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ermal Beqiri akuzohet se në bashkëpunim me Ergys Agasin krijuan një grup të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t dhe urdhëronin rrëmbimin e biznesmenëve duke i detyruar nën kërcënim që të tërhiqeshin nga tenderat.

Kompanitë e Beqirit dyshohet të kenë fituar tendera në vlera miliona euro.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.