Po instalonte linjën e internetit, bie nga shtylla punëtori në Tiranë

Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni ka mbetur i dëmtuar pas rënies nga lartësia e një shtylle, teksa po punonte për instalimin e një linje interneti.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”. Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shtylla gjatë punës.
50-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”, dyshohet se gjatë punës për instalimin e linjës së internetit, ka rënë nga lartësia e një shtylle shtetasi I. D., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie telekomunikacioni. Shtetasi I. D. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,- thuhej në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, grupet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Donte të ndërtonte pa leje në zonën e plazhit në Sarandë, arrestohet 47-vjeçari

“Do të shohë tendera tmerrësisht të shtrenjtë, premtime bosh”/ Auron Tare ironizon “Pasqyrën” e Ramës me rrëfenjën e Nastradinit: Kujdes,...

Apeli nuk zbaton rregulloren e re të GJKKO, lejon gazetarët me celularë në gjyqe

Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, kush është ambasadorja e re që zëvendëson Silvio Gonzaton

Të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos ankohen në ILD për trupën e Apelit të Posaçëm

Aksidenti tragjik në Vorë, ky është gazetari që humbi jetën ditën e sotme

E trishtë/ Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas i pret jetën në mes gazetarit 26-vjeçar

Mjeti lundrues merr flakë mes detit, shpëtohen turistët në Ksamil





