Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejt Greqisë, humb jetën emigranti

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së hënës në zonën e Sajadhës, pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku një 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një greminë.
Sipas mediave greke, i riu po udhëtonte së bashku me një bashkëkombës të tij, ndërsa më herët shoku i viktimës kishte njoftuar një kalimtar të rastit për aksidentin e ndodhur.
Policia greke ka bërë të ditur se dy të rinjtë, të dy me shtetësi kiliane, dyshohet se kishin hyrë ilegalisht drejt territorit grek. Sipas deklarimeve të tyre para autoriteteve, ata kishin zgjedhur të kalonin në këmbë kufirin pasi nuk kishin para për të paguar transportin.
Të rinjtë kishin kaluar nga zona e Konispolit dhe, përmes një shtegu malor, kishin hyrë në territorin grek. Gjatë lëvizjes në një monopat të ngushtë pranë një gremine, 20-vjeçari humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga rreth 150 metra lartësi, duke humbur jetën në vend.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Filatit, ndërsa policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
1 në 6 stacione plazhi me cilësi të keqe, ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det dhe liqen

SHBA jep “dritën jeshile”, DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për kredinë 302 mln $ për mbrojtjen

Zjarr në Rriban të Mallakastrës, terreni i vështirë pengon aksionin e zjarrfikësve

Aksidenti me furgon, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Ksamil

Këmbimi valutor/ Me sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera

KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët

Aksident, makina përplas për vdekje këmbësorin

Letra nga internimi për kryeministrin Çarçani: Gjyshi i Tedi Papavramit lutej për motrën e sëmurë, por Efigjeni vdiq në Kurbnesh





