“Po na shkelin me këmbë”, emigranti nga Italia në protestë: Rrjolli 218 ditë në grevë, askush s’përgjigjet

Një emigrant shqiptar i ardhur nga Italia iu bashkua protestës në Tiranë, teksa ka shprehur revoltën ndaj mënyrës se si, qeveria po trajton qytetarët dhe veçanërisht banorët që kundërshtojnë projekte në tokat e tyre.
Ai solli në vëmendje protestën e banorëve të Rrjollit, të cilët prej 218 ditësh kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në zonën e tyre, ndërsa akuzoi institucionet se nuk po u japin përgjigje.
“Po na shkelin me këmbë. Ka 218 ditë që Rrjolli është në grevë dhe nuk përgjigjet kush për ta. Ne jemi në tokat tona”, deklaroi ai.
Emigranti tha se toka është trashëguar brez pas brezi dhe kundërshtoi çdo përpjekje për largimin e banorëve nga prona e tyre.
“Janë katragjyshërit tanë. Do të na largojnë edhe nipërit tanë nga vendi. Nuk do ta pranojmë kurrë”, u shpreh ai, duke paralajmëruar se banorët nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre.
Lexo edhe
AKTUALITET
E rëndë në Velipojë, 39-vjeçarit i shpërthen tubi i gazit të mjetit lundrues dhe e djeg

Aksident pranë shkollës “Janaq Kilica” në Fier, makina përplas personin me biçikletë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para

Zjarri te Hotel Radisson/ Flakët nisën nga djegia e kondicionerit në katin e gjashtë, dalin pamjet nga brenda godinës

Zjarri i afrohet shtëpive dhe shkollës në fshatin Orenjë të Librazhdit, 10 orë luftë me flakët

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

Bie zjarr te Liqeni i Thatë, flakët përfshijnë katin e gjashtë të Hotel Radisson

Zjarr pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë kabinën e ujësjellësit





