Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
AKTUALITET

Ç’po ndodh në Tiranë? Persona të dyshimtë tentojnë të rrëmbejnë fëmijët

P
Piranjat20 April 2026, 22:20 · 3 min lexim
Ç’po ndodh në Tiranë? Persona të dyshimtë

Një tjetër denoncim shqetësues është publikuar këtë të hënë duke ngritur alarmin për sigurinë e fëmijëve në zonat periferike të Tiranës.

Në disa fshatra të kryeqytetit, janë parë persona të dyshimtë (gra të huaja me shami) që u afrohen fëmijëve dhe tentojnë t’i bindin të shkojnë me ta.

Denoncuesja tregon se këto raste janë përsëritur prej disa ditësh, ndërsa dy fëmijë të moshës 10-12 vjeç kanë arritur të largohen me vrap pasi janë afruar nga persona që fillimisht u kanë folur në një gjuhë të huaj dhe më pas në anglisht.

Sipas saj, situata është bërë alarmante, pasi këta individë po veprojnë haptazi, madje edhe pranë ambienteve shkollore, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek fëmijët dhe prindërit. Ajo shton se policia është njoftuar, por deri më tani nuk ka asnjë informacion për publikun dhe asnjë rezultat konkret.

Ky denoncim vjen në vijim të disa raportimeve të mëparshme ku qytetarë të ndryshëm kanë ngritur shqetësime për gra me shami që u afrohen fëmijëve në zona të ndryshme të Tiranës.

Në një prej rasteve, një nënë raportoi se disa gra tentonin të tërhiqnin fëmijët pranë një furgoni duke i angazhuar në biseda të thjeshta në anglisht. Në një tjetër rast, u pretendua se këto persona shmangnin identifikimin duke mbuluar fytyrën sapo ndiheshin të vëzhguara.

Ndërkohë, një tjetër incident i raportuar pranë shkollës “Katundi i Ri” tregonte se këta individë qëndronin pranë ambienteve shkollore dhe largoheshin menjëherë sapo pikasnin praninë e mësuesve.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet përkatëse që të sqarojë situatën, çfarë po ndodh realisht dhe kush janë këta persona.

Në mungesë të transparencës, frika tek prindërit po rritet dita-ditës, ndërsa raportohet dhe për fëmijë të traumatizuar dhe të pasigurt për të shkuar në shkollë apo për të dalë vetëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.