Ç’po ndodh te Liqeni Artificial i Tiranës? Ujë i ndotur dhe peshq të ngordhur mbi sipërfaqe

Pamje të filmuara me dron në Liqenin Artificial të Tiranës kanë sjellë në vëmendje gjendjen e ujit dhe praninë e peshqve të ngordhur në sipërfaqe.
Denoncimi i publikuar, tregon ujë me ngjyrë të gjelbër të errët dhe zona ku duken shtresa algash. Në një moment shihet edhe një peshk i ngordhur që lundron në sipërfaqe. Qytetari tregon se po shëtiste me familjen kur vendosi të filmonte liqenin nga ajri, por pamjet që pa e shqetësuan.
“Kjo është një video e paradites së sotme nga liqeni. Po bëja shëtitje me familjen dhe mendova të filmoja diçka nga lart, por pamjet ishin vërtet të trishtueshme. Mu duk si vend grumbullimi i ujërave të zeza,- deklaron qytetari duke ngritur shqetësimin për ndotjen e liqenit.
Nga pamjet nuk mund të përcaktohet shkaku i ngjyrës së ujit apo i ngordhjes së peshkut dhe nuk mund të konfirmohet nëse bëhet fjalë për ndotje nga ujërat e zeza, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim nga instancat përkatëse.
Lexo edhe
AKTUALITET
“SPAK-u po e mbush burgun plot”/ Pankartat në protestën kundër Ramës

112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës

“Duhet të përmbyset regjimi 36-vjeçar”/ Protestuesi: Të mbështesim rininë shqiptare! Ky sistem i shërben vetëm qeverisë dhe një pjese të ...

“SPAK mos të presë Ramën”/ Bardhi: Ku është kërkesa për arrestimin e Ballukut?

“Humbi të atin dhe dajën në luftë”/ Rrëfimi i gazetares së Piranjave prek personazhet e njohur, reagime të shumta në rrjet

Vrau me thikë bashkëshorten, dëshmia e autorit: E vrava sepse më linte vetëm në shtëpi

Harta e re Territoriale votohet në 8 tetor, vetëm dy javë për diskutimin parlamentar

Dy turiste suedeze në Tiranë: Ftuam në shtëpi 3 djem, ata na p*rdhunuan, pastaj ftuam 2 të tjerë, edhe ata na p*rdhunuan





