Ethe para zgjedhjeve në SHBA, 52 milionë amerikanë kanë votuar me postë. Shpenzohen 11.6 mld dollarë në fushatë
Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. Ky proces, i cili konsiderohe...
Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. Ky proces, i cili konsiderohe...
Milano, një nga qytetet më të ndotura të Evropës, pritet të marrë një transformim të gjelbër. Gjatë kat&e...
Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më pa...
Një përplasje e pazakontë fizike dhe verbale ka përfshirë presidentin e Polonisë, Karol Nawrocki, dhe gjyqtarët e Gjykatë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka krahasuar humbjet e ushtrisë ruse gjatë muajit tetor me trupat që do të nevojiteshin për t&eu...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u nis të dielën për në Seul për një vizitë me ftesë të Presidentit të K...
Iliana Yotova është në avantazh në balotazhin presidencial në Bullgari, me 52% të votave sipas sondazheve të daljes nga votim...
Gjashtë vite pas vdekjes së Saimir Sulës në Barcelonë të Spanjës, familja e tij vijon të kërkojë zbardhjen e p...
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin ...
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnj&eum...

Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, me drejtuesit e komunitetit që po punojnë për strukturat e ardhshme institucionale dhe përfaqësimin e tij jashtë Shqipërisë.
Kështu shkruan Intelligence Online në një artikull të publikuar më 18 gusht 2026, me autor Franck Renaud.
Sipas medias franceze të specializuar në çështjet e inteligjencës dhe rrjeteve të ndikimit, më pak se dy vjet pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për krijimin e enklavës sovrane bektashiane, drejtuesit e Urdhrit po hedhin themelet për statusin e ardhshëm.
Projekti, i shpallur nga Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2024, parashikon krijimin në Tiranë të një shteti me një sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh, rreth një të katërtën e madhësisë së Vatikanit. Sipas Intelligence Online, ky shtet synon të jetë më i vogli në botë dhe është përshkruar shpesh si një “Vatikan mysliman”.
Media franceze shkruan se zyrtarizimi i tij nga autoritetet shqiptare pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm.
Intelligence Online thekson se Urdhri Bektashi promovon një formë të moderuar të Islamit dhe dialogun ndërfetar.
Po përgatiten monedha dhe pasaporta
Një nga elementet më të veçanta të projektit është krijimi i simboleve dhe strukturave të një shteti të pavarur.
Sipas Franck Renaud, drejtuesit bektashinj po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një monedhe të re, e cila do të quhej “bek” dhe, sipas artikullit, mund të indeksohej me çmimin e arit.
Gjithashtu parashikohet lëshimi i pasaportave nga autoritetet e ardhshme bektashiane.
Lideri shpirtëror i Urdhrit, Baba Mondi, emri i të cilit është Edmond Brahimaj, vijon të presë delegacione të huaja në selinë botërore të bektashinjve në Tiranë. Sipas Intelligence Online, mes tyre ka pasur edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Izraelit.
Përfaqësues në SHBA, Francë dhe Belgjikë
Sipas medias franceze, Urdhri Bektashi ka nisur gjithashtu krijimin e një rrjeti përfaqësuesish jashtë vendit.
Të dërguarit janë emëruar nën drejtimin e Kreshnik Grezdës, i cili mban rolin e ambasadorit të përgjithshëm.
Përfaqësuesi për Shtetet e Bashkuara është Christopher Hyland, themelues i një kompanie tekstilesh luksoze me bazë në Nju Jork. Intelligence Online e përshkruan atë si një sipërmarrës aktiv në Ballkan, i cili në vitin 1992 ka qenë këshilltar i fushatës presidenciale të Bill Clintonit dhe zëvendësdrejtor kombëtar politik për elektoratet etnike.
Për Francën dhe Belgjikën, përfaqësues është emëruar Hazis Vardar, një sipërmarrës belg me origjinë shqiptare dhe aktiv në sektorin e kulturës. Vardar drejton disa teatro dhe muze në Europë, ndërsa është gjithashtu bashkëthemelues i kompanisë shqiptare DataSentinel Balkans, e fokusuar në inteligjencën me burim të hapur (OSINT).
Rrjeti i OSINT dhe kompanitë franceze
Artikulli i Intelligence Online ndalet edhe te aktiviteti i DataSentinel Balkans.
Vardar shërben si administrator i kompanisë, ndërsa Julien-Gérard Roche, biznesmen francez aktiv në Shqipëri që prej viteve 1980 dhe kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, është këshilltar.
Në kompani është i përfshirë edhe Jean-Christophe Cloetens, ish-xhandar francez, i cili ka eksperiencë në Shqipëri dhe Ballkan nga puna e tij në zyrën antiterrorizëm BLAT të xhandarmërisë franceze.
Sipas Renaud, DataSentinel Balkans ka krijuar partneritete me dy kompani franceze për mbështetjen e operacioneve të saj: Cyber ICS, e specializuar në sigurinë kibernetike dhe “dusting attacks”, dhe Terra OSINT, e cila po zhvillon një platformë për analizimin e operacioneve të ndikimit dhe rreziqeve reputacionale.
Në këtë mënyrë, sipas Intelligence Online, projekti i shtetit bektashi nuk po kufizohet vetëm te krijimi i një statusi të veçantë territorial në Tiranë, por po shoqërohet edhe me përgatitjen e strukturave të tij simbolike, diplomatike dhe të përfaqësimit ndërkombëtar./ Intelligence Online
Një ngjarje e rëndë ka tronditur bregdetin në zonën e Ksamilit, ku turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç u gjet ...
I izoluar në qelinë e paraburgimit prej 10 shkurtit 2025 për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i Tiranës, ...
Mbi 70.2 milionë lekë gjoba të vendosura për shkelje mjedisore nuk rezultojnë të arkëtuara nga agjencitë e mjedisit, n...
“Marr 60 mijë-70 mijë euro në muaj. A e kupton? Normal që bëj ‘au-iu’ unë. Se nuk janë duke punuar arat. ...
38 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për tu marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjecarit francez Miguel Mendez n&...
l 20-vjeçari francez, i cili u vra mëngjesin e kësaj të marte nga truproja i ‘Principotes’ kishte ardhur për nj&eum...
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, ...
Një autobus është përfshirë nga flakët pranë Kalasë së Beratit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raport...
Një grup banorësh nga zona e Yzberishtit i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim serioz për ndotje...
Një qytetar nga zona e Pukës i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim për zjarret që prej kat&...