Po shkonte me pushime me gruan, arrestohet 40-vjeçari shqiptar. Si i ishte fshehur drejtësisë duke udhëtuar në disa shtete

Një shqiptar 40-vjeçar, i shpallur në kërkim, u arrestua menjëherë pas uljes në aeroportin “Canova”.
I kërkuar prej kohësh nga drejtësia, ai po udhëtonte me një fluturim me kosto të ulët, së bashku me bashkëshorten, drejt Venecias, ku kishte planifikuar të bënte një vizitë turistike.
Për vite me radhë, ai kishte udhëtuar nëpër disa shtete, përfshirë edhe Italinë, duke përdorur një identitet të rremë. Por dje, ai u ndalua nga policia kufitare, e cila i dorëzoi edhe urdhrin e ekzekutimit të dënimit me burgim, të lëshuar nga autoritetet gjyqësore. 40-vjeçari duhet të vuajë një dënim prej 3 vitesh burgim.
Duke përfituar për vite me radhë nga përdorimi i të dhënave të rreme të identitetit, i dënuari nuk ishte ndaluar asnjëherë nga forcat e rendit.
Identiteti i tij i vërtetë u zbulua vetëm pas analizimit të gjurmëve të gishtërinjve, të cilat përputheshin me ato të autorit të veprave penale për të cilat akuzohej.
Burri ishte dënuar më parë për zëvendësim identiteti, falsifikim material dhe përvetësim të sendeve të vjedhura.
Megjithatë, kontrollet e kryera nga policia kufitare mundësuan verifikimin e pasagjerëve që mbërrinin në aeroport. Mes rreth 220 pasagjerëve, efektivët arritën të identifikonin personin e shpallur në kërkim, i cili po përpiqej të hynte sërish në Itali.
Pas arrestimit, 40-vjeçari u transferua në burgun e Trevizos, ku do të vuajë dënimin e përcaktuar nga drejtësia. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Situatë alarmante nga zjarri pranë Lundrës/ Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha me bimësi, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi m...

Zjarri në Lundër, zjarrfikësit e Elbasanit i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve

Zjarr në Vaun e Dejës, flakët rrezikojnë disa banesa

Mungesa e tij alarmoi fqinjët, ish-futbollisti i Flamurtarit gjendet pajetë brenda banesës

Task-Forca e APR në terren në mbështetje të operacioneve për shuarjen e zjarreve





