Pogradec/ Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit

Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec.
Sipas informacioneve dhe banorëve jashtë kamerave, elektricisti i ndjerë Agim Beqiri kishte evidentuar defektin ditën e djeshme dhe kishte shkuar sot për të kryer ndërrimin e llambës.
Por, në shtyllë kishte 2 linja tensioni, prej të cilave ai kishte fikur vetëm njërën, duke lënë tjetrën aktive, me të cilën ra në kontakt dhe humbi jetën.
Sipas informacioneve ai ka qëndruar pa shenja jetë disa minuta në shtyllë, derisa shërbimet kanë bërë të mundur zbritjen e trupit të pajetë, i cili ishte i lidhur me pajisjet e sigurisë.
Prej vitesh Agim Beqiri punonte si elektricist në Bashkinë e Pogradecit dhe merrej me mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatra.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dy zjarre alarmojnë Vlorën, zjarrfikësit ndërhyjnë njëkohësisht në dy zona të qytetit

Elektriçisti ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në punë

Abuzimet me çmimet/ Qendra për Mbrojtjen e Konsumatorit ngre alarmin për rritjen e pajustifikuar të tarifave

KPP: Katër kandidatë kaluan pragun e votimit, por Kuvendi shpalli fitues vetëm tre

Zbulohet zgavër 70 metra e thellë në Parkun e Llogarasë, gjenden eshtra kafshësh të egra

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në aksin Peqin-Elbasan

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Furgoni me punëtorë del nga rruga në Fushë-Dukat, një viktimë dhe pesë të plagosur në Vlorë





