Situatë komike/ Polici rrugor shtyn me këmbë makinën e prishur në autostradën Tiranë-Durrës

Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka ardhur në ndihmë një drejtuesi mjeti të mbetur në rrugë për shkak të një defekti teknik.
Automjeti tip “Golf” ka pësuar avari në autostradën Tiranë-Durrës duke krijuar rrezik për qarkullimin dhe mundësi për aksidente. Në këto kushte, një polic rrugor që patrullonte zonën është afruar menjëherë për të menaxhuar situatën.
Në mungesë të ndihmës së menjëhershme teknike, efektivi ka ndërhyrë në mënyrë kreative dhe të shpejtë: ndërsa drejtonte motorin e policisë, ai e ka shtyrë automjetin me këmbë, duke ndihmuar në lëvizjen e tij drejt një zone më të sigurt jashtë korsive kryesore të qarkullimit.
Veprimi i tij ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve, të cilët e kanë vlerësuar si një gjest për t’u përgëzuar, që tregon gatishmërinë e policisë për të ndihmuar qytetarët edhe në situata të pazakonta.
Kjo situatë është komike, sepse nuk është e sigurt dhe profesionale që një polic të shtyjë mjete me këmbë.
View this post on Instagram
Lexo edhe
AKTUALITET
“Kryeministri del e thotë se kanë falsifikuar letrat”, banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Nuk do ju lejojmë të na plaçkitni...

Përfshihet nga flakët një makinë në Kolonjë, shoferi: Isha ne teqe duke ndezur një qiri kur ndodhi ngjarja

Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, publikohet vendimi zyrtar për drejtuesin e ri të forcave të rendit

Tragjedia e Potamit/ Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, çështja i kalon Sandër Simonit

Ish-ministri kërkon lirimin nga burgu, ja kur do të mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn





