Policia arrestoi disa protestues para Parlamentit, aktivistët nisen drejt Komisariateve nr. 1 dhe 4

Qytetarët nuk dorëzohen në protestën e tyre para Kuvendit, teksa Policia ka bërë disa arrestime që në momentet e para të disa prej përfaqësuesve të saj.
Pas dy orësh proteste me thirrjet “Rama jepe dorëheqje”, “Arrestoni Ramën” apo “Parlamenti i krimit”, ku u përdorën vezë e miell nga qytetarët dhe gaz lotsjellës nga Policia, organizatorët bënë thirrje me megafon që t’i drejtoheshin me marshim Komisariateve nr. 1 dhe 4 në Tiranë, aty ku mbaheshin të shoqëruar protestuesit.
“Qytetarë, të shkojmë të gjithë te Komisariatet nr. 1 dhe 4 për të liruar çunat tanë, të nxjerrim njerëzit tanë!”, ishte thirrja e një prej aktivistëve.
Shumë nga qytetarët u zhvendosën me marshim drejt Komisariateve, kurse të tjerët qëndruan para Kuvendit, duke u bërë gardh me policinë.
Ndërkohë që vijojnë edhe tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.
Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe përplasje me policinë, ndërsa FNSH gjithashtu u vendos në hyrje të Parlamentit.
Protestuesit kanë hedhur vezë me herët në drejtim të automjeteve të disa deputetëve. Ndërkohë revolta vijon para Parlamentit me thirrjet “Arrestoni Ramën”.
Lexo edhe
AKTUALITET
"Ta heqim këtë kriminel"/ Protestuesja: Pensionistët të mos bien pre për 50 mijë lekë, por të vijnë këtu

Aksident në Lushnjë, fuoristrada përplas të moshuarin me motoçikletë

Efektivi u qëllua me gur në kokë, Goxhaj qartëson protestuesit: Jo me gurë Policisë së Shtetit, e kemi me parlamentin

“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Projekti i Kushner vë në pikëpyetje anëtarësimin në BE

Policia përdor spraj lotsjellës ndaj protestuesve, disa qytetarë pësojnë komplikacione shëndetësore





