Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Kokainë, armë e automjete luksoze, në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar dhe një automjet luksoz është sekuestruar gjatë një operacioni kontrollesh të zhvilluar nga Policia e Shtetit në Tiranë, Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël.
Gjatë aksionit, efektivët gjetën dhe sekuestruan edhe lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një armë të ftohtë, ndërsa shoqëruan disa persona dhe automjete për verifikime të mëtejshme.
” Gjatë aksionit janë kontrolluar dhe verifikuar: 87 automjete; 118 shtetas; janë konstatuar dhe hequr 34 xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative.
Gjithashtu, janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme 12 automjete dhe 16 persona. Policia njofton se një shtetas është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Një tjetër person është arrestuar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë, konkretisht një shufër metalike.
Ndërkohë, është shoqëruar edhe një shtetas tjetër pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Automjeti luksoz që ai përdorte është sekuestruar nga autoritetet“, njofton policia.
Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë publike.
Lexo edhe
AKTUALITET
1.200 m² dhe me vlerë 2.6 milionë euro, si duket kështjella luksoze e Ermal Beqirit në Francë

Alarm në Gjirokastër! Zjarri pranë repartit ushtarak përfshin parkun e bletëve

Zjarr në malin e Vinës në Gramsh, zjarrfikësit ecën dy orë në këmbë për të shuar flakët

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari, pritet ekstradimi

Aksident/ Dy automjete përplasen me njëra-tjerën, plagoset një person





