“Policia e shkeli ligjin, jo me dy por me katër këmbë”, ish-drejtori i Policisë së Shtetit: Sjellje flagrante, nuk kishte veprime të dhunshme

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi, ka analizuar veprimet e policisë gjatë protestës së mbajtur të premten nga Partia Demokratike, duke i cilësuar ato si shkelje të ligjit dhe mungesë proporcionaliteti.
Premçi u shpreh se përdorimi i gazit lotsjellës dhe sprajit ndaj protestuesve nuk ishte i justifikuar, pasi sipas tij nuk kishte veprime të dhunshme nga turma. Ai theksoi se ligji parashikon përdorimin e lëndëve lakrimogjene vetëm në raste ekstreme, kur ka sulme ndaj individëve apo objekteve të rëndësisë shtetërore.
Ai kujtoi se pas ngjarjeve të 21 janarit, policia kishte blerë pajisje të certifikuara dhe të standardizuara për menaxhimin e protestave, por sipas tij përdorimi i tyre në këtë rast ka qenë i gabuar dhe i papërshtatshëm. Premçi shtoi se me veprimet e kryera opozita e ka shkelur ligjin jo me dy por me katër këmbët.
Pjese nga fjala e Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi në Euronews Albania:
“Unë nuk e kam shpjeguar asnjëherë se përse strukturat e policisë menjëherë pas fjalimit që mbajnë liderët e opozitës direkt kalojnë në përdorimin e sistemit gazlotsjellës. Është provokim krejt i hapur. Unë ndoshta ta bëj analizën më herët që tek përdorimi i topave me ujë hedhës edhe përdorimi i mekanizmit gazlotsjellës të impianteve të makinave të hedhëseve. Nuk duhet të përdoren as në mënyrë kategorike.
Ligji e ka të përcaktuar: përdorimi i lëndëve lakrimogjene, gaz lotsjellëse, tymuese përdoren ndaj personave që kryejnë veprime ekstreme të dukshme ndaj individëve apo ndaj objekteve të rëndësisë shtetërore.
Unë nuk kam parë qoftë edhe një veprim të dhunshëm. Përdorimi i molotovit duhet të shkosh të arrestosh përdoruesit e molotovit, jo protestuesit.
Ka mbi 20 punonjës që përdorin sprajin personal. Çfarë do të thotë kjo? Spraji është profesional, është pjesë e armatimit të strukturave të posaçme operacionale që përdoren për shpërndarjen e turmës. Ka një protokoll, një procedurë standarde. Pas ngjarjeve të protestës së 21 janarit një ekip me katër drejtues të lartë të policisë së shtetit kemi shkuar në Izrael dhe kemi blerë pikërisht këto pajisje kundër protestave. Janë të certifikuara, janë të standardizuara dhe përdoren.
Goditja me sprajt me 20 sprajte, i ke punonjësit e forcave lëvizëse operacionale që i kanë shkrehur njëherësh sprajtët kundër Aulonit dhe kundër deputetit Luçiano Boçi edhe deputetit Balliu. Është shkelje flagrante sepse nuk kemi veprime të dhunshme, kemi mungesë proporcionaliteti. Proporcionaliteti buron nga veprimi i protestuesit dhe ti si polici e profesionalizuar për ndërhyrje, për shpërndarje të turmës duhet të dish ndaj kujt ta përdorësh. Të përdorësh ndaj atij që ka mjete të forta, sepse unë nuk i shoh këto me mjete të forta.
Në këtë pikëpamje policia si rregull duhet ta shoqërojë turmën për krah. E ka shkelur ligjin me të katër këmbët.”-tha Premçi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Lufta kundër korrupsionit e krimit ndërkombëtar, një delegacion i SPAK vizitë në SHBA

Vlora nesër sërish pa ujë

U tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari në Dibër

Gjykata e Lartë rrëzon akuzën e ‘grupit kriminal’ për ish-prokurorin Aurel Zarka

"Kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA"/ E pëson 33-vjeçari, policia: Përhapi informacion të rremë





