Policia e Shtetit anulon garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve

Policia e Shtetit ka anuluar garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve kryesore të institucionit. Vendimi është bërë publik përmes një njoftimi të datës 28 korrik 2026. Sipas Policisë, anulimi vjen pas ndryshimeve në ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në kuadër të ristrukturimit të institucionit.
Bëhet fjalë për procedurën e konkurrimit të shpallur më 2 korrik 2026 për pozicionet e drejtorëve të Departamentit të Policisë Kriminale, Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, si dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Në njoftim thuhet se ndryshimet në ligj sjellin riorganizimin e strukturës së Policisë së Shtetit. Për këtë arsye, gara është pezulluar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe me mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët.
Policia sqaron se procedura do të mbetet e anuluar deri në zbatimin e plotë të ndryshimeve ligjore. Kjo do të thotë se gara pritet të rihapet pasi të përfundojë ristrukturimi i institucionit.
Ky vendim vjen vetëm pak javë pasi ishte hapur thirrja për aplikime. Tashmë mbetet të shihet nëse procesi do të nisë sërish me kritere të reja dhe mbi bazën e strukturës së re të Policisë së Shtetit.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Tym dhe rrënoja, çfarë la pas zjarri që shkaktoi 3 viktima në Shkodër

EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge, konfiskohen 21 pasuri të grupit kriminal

Detaje nga tragjedia me tre viktima në Postribë/ Gjendet një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se...

“Shqiptarët po vdesin nëpër spitale”/ ‘Shpërthen’ gaazetari: Rama shpenzon 4.3 mln euro për tekat e tij

Sherr fizik mes dy të rinjve në Durrës, njëri përfundon në spital

Nis procedura e ekstradimit, fluturimi që “tradhtoi” Ermal Beqirajn në Francë

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, Klodiana Lala: Çfarë fshihet pas fluturimit mbi impiantin bërthamor?

Goditi me grusht eprorin që kërkoi ta transferonte, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake të Tiranës





