Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me SMS të rreme

P
Piranjat21 April 2026, 21:52 · 3 min lexim
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online

Policia e Shtetit ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e qytetarëve mbi rrezikun e shtuar të mashtrimeve online, të njohura si “phishing”, të cilat vijojnë të përhapen përmes mesazheve SMS dhe platformave të ndryshme digjitale.

Sipas njoftimit zyrtar, persona keqdashës po dërgojnë mesazhe në emër të institucioneve publike, si Posta Shqiptare apo platforma që imitojnë shërbimet e-Albania, duke pretenduar se qytetarët kanë pako për të tërhequr ose detyrime për të paguar.

Në këto mesazhe përfshihen linke të rreme, të cilat imitojnë faqe zyrtare dhe synojnë marrjen e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve. Autoritetet theksojnë se kjo skemë mashtrimi nuk është e izoluar, por e përhapur gjerësisht në nivel global.

Njoftimi i Policisë:

Kujdes nga mashtrimet online (phishing).

Policia e Shtetit njofton edhe një herë qytetarët mbi vijimin e rasteve të mashtrimeve online (phishing), ku persona keqdashës dërgojnë SMS të rreme në emër të institucioneve publike, përfshirë Postën Shqiptare apo platforma të ngjashme me e-Albania.

Në këto mesazhe pretendohet se qytetarët kanë pako për të tërhequr ose detyrime/gjoba për të paguar, duke i drejtuar në linke të rreme që imitojnë faqe zyrtare, me qëllim marrjen e të dhënave personale dhe bankare.

Theksojmë se kjo skemë mashtruese është e njëjtë dhe e përhapur thuajse në të gjithë botën dhe nuk përbën një fenomen të izoluar.

Për këtë arsye, me qëllim parandalimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, përsërisim këtë njoftim publik.

Kujdes:

Mos klikoni në linke të dyshimta të dërguara me SMS ose mesazhe të tjera.

Mos vendosni të dhëna personale apo bankare në faqe të paautorizuara.

Injoroni dhe fshini menjëherë mesazhe të tilla mashtruese.

Verifikoni gjithmonë informacionin vetëm në kanalet zyrtare të institucioneve.

Theksojmë se të dhënat personale dhe bankare nuk vidhen nëse nuk ndërveproni duke klikuar linket e dërguara dhe duke futur vetë të dhënat e tyre në faqet mashtruese.

Tregoni kujdes të shtuar dhe raportoni çdo rast të dyshimtë pranë organeve kompetente.

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.