AKTUALITET

Policia godet rrjetin e shpërndarësve të kokainës me fitime rreth 100 mijë euro, mes të arrestuarve edhe dy vëllezër

Piranjat Përditësimi i fundit 11 May 2026, 18:12
Policia godet rrjetin e shpërndarësve të kokainës me fitime

Policia italiane arrestoi tre shtetas shqiptarë, dy të lindur në vitin 1990 dhe një në vitin 1999, të akuzuar si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës në zonat e Imola dhe Ravenna.

Operacioni nisi pas informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë së Imola, të cilat çuan në identifikimin e dy vëllezërve me origjinë shqiptare, të njohur më parë nga policia për vepra penale kundër personit dhe pasurisë, të përfshirë në një aktivitet të gjerë të shpërndarjes së drogës në zonën e Imolës.

Hetimet treguan se ata lëviznin çdo ditë me automjetet e tyre drejt pikave të caktuara në qytet, ku takonin blerësit, shumica persona me precedentë penalë dhe të njohur për policinë për çështje narkotikësh,  të cilëve u shisnin drogë kundrejt parave.

Në disa raste, dy vëllezërit lëviznin edhe jashtë territorit të Imolës, duke kaluar në provincën e Ravenës, në komunën Massa Lombarda, ku gjithashtu u panë duke kryer shitje droge.

Shërbimet e mëvonshme të vëzhgimit dhe ndjekjes, të vështirësuara nga mënyra e shpejtë dhe e rrezikshme e drejtimit të automjeteve në rrugë dytësore dhe rurale, bënë të mundur zbulimin se të dy përdornin si pikënisje dhe kthimi një banesë në Lugo, e cila rezultoi të ishte vendbanimi i tyre. Për këtë arsye, me ndihmën e njësive speciale të Bolonjës dhe Ravenës, policia ndoqi dy vëllezërit.

Shqiptari i lindur në vitin 1999 u ndalua pranë një qendre tregtare në Faenza, ndërsa tjetri në komunën Bagnacavallo. Kontrolli personal ndaj tyre nuk zbuloi asgjë të paligjshme, ndryshe nga kontrolli në banesën e tyre në Lugo. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 366 gramë kokainë, 54 gramë marijuanë dhe 7.700 euro cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. Në përfundim të veprimeve, të dy u arrestuan për posedim droge me qëllim shpërndarjeje në bashkëpunim dhe u dërguan në burgun e Ravenës.

Njëkohësisht, hetuesit, kryen një kontroll në banesën e një tjetër shtetasi shqiptar 36-vjeçar, banues në Massa Lombarda, që çoi në arrestimin e tij. Burri kishte fshehur në vilën dhe në kopshtin e tij lloje të ndryshme droge dhe një pistoletë gati për përdorim.

Falë ndihmës së njësisë së qenve të Guardia di Finanza në Ravenë, u gjetën dhe u sekuestruan 1 kilogram e 300 gramë kokainë, 200 gramë marijuanë, 100 gramë hashash dhe katër peshore precisioni.

Pistoleta e kalibrit 6.35 u gjet bashkë me 50 fishekë të fshehur mes disa gomave në garazh, ndërsa në një dollap në shtëpi u gjetën mbi 10 mijë euro cash në prerje të ndryshme, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm i të arrestuarit. Edhe ai u dërgua në burgun e Ravenës.

Sipas autoriteteve, droga e sekuestruar, nëse do të dilte në tregun e shpërndarjes, mund t’i sillte të arrestuarit mbi 100 mijë euro fitime. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?