Policia jep detaje për vrasjen e anëtarit të Forcave të Armatosura në Korçë

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi Joan Zuko, rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ “Jemi të frikësuar”, flasin banorët e zonës: Dëgjuam një zhurmë të madhe, dolëm jashtë dhe…...

Mallakastër/ Zjarri rrezikon banesat në fshatin Koilac, Policia evakuon disa familje

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur

Shoku i fëmijërisë e ndoqi dhe e vrau me kallash, del fotoja e viktimës në Korçë

Kamerat e trafikut së shpejti në funksion, 1,100 masa administrative në një javë

I riu i vrarë në Korçë pjesë e Ushtrisë/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe

EMRI/ U vra me kallash, kush është 20-vjeçari që humbi jetën në Korçë. Tentoi t’i fshihej autorit

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, dyshohet për një viktimë





