Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Policia mori zvarrë protestuesit, KSHH: Të respektohen të drejtat e qytetarëve dhe standardet e KEDNJ-së

P
Piranjat30 June 2026, 18:22 · 6 min lexim
Policia mori zvarrë protestuesit, KSHH: Të respektohen të drejtat

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuvendit, duke shprehur shqetësim për mënyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit.

Në një deklaratë publike, KShH thotë se, bazuar në pamjet e publikuara në media, ndërhyrja e policisë është shoqëruar me përdorim force fizike, shoqërimin e protestuesve në komisariat dhe raste të tërheqjes zvarrë të protestuesve. Sipas organizatës, këto pamje ngjajnë me ato të protestës së zhvilluar në Zvernec rreth një muaj më parë.

KShH kujton se e drejta për tubim paqësor garantohet nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa çdo kufizim i saj duhet të jetë i parashikuar me ligj, i domosdoshëm dhe proporcional.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kërkon që autoritetet të tregojnë tolerancë ndaj tubimeve paqësore dhe që përdorimi i forcës të jetë mjeti i fundit. Organizata vlerëson se tërheqja zvarrë dhe përdorimi i forcës fizike ndaj protestuesve ngrenë shqetësime në raport me mbrojtjen e dinjitetit dhe integritetit të personit.

Sipas KShH-së, duke qenë se protesta ka vijuar prej rreth një muaji në mënyrë përgjithësisht paqësore, çdo përdorim force duhej të ishte masë e fundit dhe në përputhje me parimin e proporcionalitetit, siç parashikohet edhe në ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje autoriteteve të garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës për protestë paqësore, të respektojnë standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare për përdorimin e forcës, si dhe të sigurojnë respektimin e të gjitha garancive procedurale për personat e shoqëruar.

Njëkohësisht, KShH i kërkon Prokurorisë të hetojë në mënyrë të pavarur dhe efektive çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve. Po ashtu, KShH u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestë të ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore dhe të shmangin çdo veprim që mund të përshkallëzojë situatën.

Bazuar në pamjet e bëra publikë ne media[1], Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësim për incidentet e datës së sotshme, përpara Kuvendit të RSH, ku ndërhyrja e policisë u shoqërua me përdorim force fizike, shoqërim protestuesish në komisariat dhe pamje që tregojnë tërheqjen zvarrë të protestuesve, me elementë të ngjashëm nga pamjet e protestës së Zvernecit të një muaji më parë, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga dy shtetas civilë.

E drejta për tubim paqësor garantohet nga neni 47 i Kushtetutës dhe neni 11 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Çdo kufizim i kësaj të drejte duhet të jetë i parashikuar me ligj, i domosdoshëm dhe proporcional, referuar nenit 17/1 të Kushtetutës dhe nuk duhet të cenojnë thelbin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe as të tejkalojë kufizimet e KEDNJ-së, referuar nenit 17/2 të Kushtetutës. 

KShH vëren se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNJ) ka theksuar vazhdimisht se autoritetet shtetërore duhet të tregojnë një shkallë tolerance ndaj tubimeve paqësore dhe se forca është mjeti i fundit (Kudrevičius dhe të tjerë k. Lituanisë [DhM], 2015; Oya Ataman k. Turqisë, 2006). Tërheqja zvarrë dhe forca fizike ndaj protestuesve ngrenë shqetësime në raport me nenin 25 të Kushtetutës dhe nenin 3 të KEDNJ, të cilët mbrojnë dinjitetin dhe integritetin e personit. GJEDNJ ka ritheksuar se respektimi i dinjitetit njerëzor është thelbësor edhe në mënyrën se si autoritetet policore sillen me qytetarët (Bouyid k. Belgjikës [DhM], 2015).

KShH vlerëson se duke qenë se protesta prej rreth një muaji është zhvilluar në përgjithësi paqësisht, sikurse është pasqyruar gjerësisht edhe në median vendase e ndërkombëtare, çdo përdorim force duhej të ishte masë e fundit dhe rreptësisht proporcional, në përputhje me ligjin nr. 82/2024 "Për Policinë e Shtetit".

KShH u bën thirrje autoriteteve të garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës për protestë paqësore, të respektojnë standardet konventore dhe kushtetuese për përdorimin e forcës, të shmangen format e kufizimit të lirisë, dhe atëherë kur ato zbatohen si masa e fundit proporcinale, të sigurohet për çdo person të shoqëruar respektimi i garnacive ligjore procedurale. KShH i bën thirrje organit të prokurorisë të hetojë në mënyrë të pavarur e efektive çdo pretendim për përdorim të tepruar force nga protestuesit.

Njëkohësisht, KShH u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të ushtrojnë të drejtën e tyre paqësisht dhe të shmangin çdo veprim që përshkallëzon situatën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.