Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
AKTUALITET

Policia sekuestron mjetin ‘Range Rover’ me shenja plumbash

P
Piranjat 3 September 2026, 20:50 · 3 min lexim
Policia sekuestron mjetin ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Policia ka sekuestruar një automjet tip “Range Rover” pas një ndjekjeje në zonën e Vlorës, në kuadër të hetimeve për përplasjen e ndodhur sot mes disa personave të përfshirë në konflikt.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00, kur automjeti nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës. “Range Rover”-i ka vijuar lëvizjen në drejtim të Peshkëpisë, por gjatë ndjekjes, në zonën e Urës së Peshkëpisë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Në mjet ndodheshin Luan Muça, 55 vjeç, si drejtues, dhe vëllezërit Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, dhe Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”.

Për shkak të aksidentit, Muça dhe Mandrit Lleshaj kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë gjetur një pistoletë dhe një karikator me 16 fishekë luftarakë, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Ndërkohë, rreth orës 13:00, në Mbikalimin e Memorialit, shërbimet e Policisë së Fierit kanë ndaluar një tjetër automjet të shpallur në kërkim. Në drejtimin e tij ndodhej shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç.

Automjeti kishte dëmtime në xhamin e krahut të pasagjerit, që dyshohet se janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Brenda tij u gjetën edhe tre fishekë pistolete.

Një tjetër episod është regjistruar rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, ku një “Audi A8” është përfshirë nga flakët. Sipas Policisë, automjeti dyshohet se është përdorur nga persona të përfshirë në ngjarje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Luan Muça, së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj, ku, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë kërkuar 5 milionë euro. Bedinaj dyshohet se është kërcënuar gjithashtu se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orëve.

Në vijim të përplasjes, Angjelo Breshani dyshohet se ka marrë armën që Bedinaj e posedonte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave të tjerë që ndodheshin në zonë.

Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar pesë persona: Luan Muçën, 55 vjeç; Klaudio Lleshajn, 29 vjeç; Mandrit Lleshajn, 33 vjeç; Blerim Hetën, 40 vjeç, shtetas kosovar; dhe Angjelo Breshanin, 29 vjeç.

Gjithashtu, gjashtë persona të tjerë dhe katër automjete janë shpallur në kërkim. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të secilit person të përfshirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.