"Policia ushtroi dhunë, efektivë civilë kërcënuan me thikë protestuesin"/ Protestuesja: Të identifikohen dhe hetohen dhunuesit

Aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje në protestën e 59 për dënimin e akteve të dhunës në protestën para Kuvendit dhe lirimin e të ndaluarve. Vatnikaj theksoi se nuk i kishin frikë dhe as nuk intimidoheshin, duke vijuar protestën ne shesh deri në realizimin e qëllimeve. Ajo renditi edhe disa kërkesa drejtuar organeve ligjzbatuese. Në fund ajo deklaroi se qytetarët nuk do tërhiqen për asnjë moment, deri në largimin e Ramës.
“Jemi këtu kundër dhunës Policore. Ndërkohë që protesta vijon prej dy muajsh dhe grumbullimi dje para parlamentit ishte simbolike, u përballëm me një dhunë jopropocionale të Policisë. Të pajisur me skafandra, gaz, shkopinj gome, ushtrim forcë e që nuk justifikon sjelljen paqësore të protestuesve. Pavarësisht se nuk u ushtrua dhunë nga protestuesit, 6 qytetarë u shoqëruan pa të drejtë dhe disa u arrestuan. Kjo është qartësisht intimidim dhe presion për të mos marrë pjesë në protestë nga qytetarët. Disa qytetarë u goditën edhe në fytyrë, edhe pse nuk po ushtronin forcë. Ushtrimi i dhunës përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe propocionalitetit.
Po ashtu kishte edhe prani të oficerëve të policisë civilë. Një prej rasteve ishte edhe nxjerrja e thikës nga një prej tyre ndaj një prej organizatorëve të protestës. Kjo ngre pikëpyetje të qytetarëve se si po menaxhohen protestat paqësore. Kemi protestuar në mënyrë paqësore dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Është e drejtë themelore kushtetuese në demokraci, as përdorimi i forcës, as intimidimi dhe veprimet arbitrare nuk do ndaloj ë të protestojmë.
Ju themi qartazi dhe prerë sot se nuk ju kemi frikë. Në kundërshtim të dhunës dhe ushtrimit të vazhdueshëm të dhunës policore kërkojmë ndalimin e shoqërimit dhe ndalimit të protestuesve. Kërkojmë hetimin transparent të përdorimit të sprajtit kundër protestuesit dhe ushtrimit të forcës. Identifikimin e menjëhershëm të personave civilë në protestë dhe shfaqjani e civilit me thikë ndaj protestuesit. Policia e Shtetit të plotësojë standardet ndërkombëtare të sigurisë së protestës. Institucionet ndërkombëtare të monitorojnë masat e protestës që të mos ushtrohet dhunë ndaj asnjë protestuesi. Një shoqëri demokratike nuk krijohet me frikë por me standarde. Do të jemi këtu derisa të ndërtojmë Shqipërinë e re, pavarësisht represionit policor, ndaj ju themi se nuk ju kemi frikë”, tha aktivistja.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rama ka prerë në besë shqiptarët/ Protestuesi: Në sytë e popullit s’është kryeministër

"Na tërhoqi zvarrë me 1 mijë policë"/ Nënë Liza në protestë: Rama të kishte besë do jepte dorëheqjen

Sot dita e 59 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej: Arrestoni Ramën

Bledian Koka ngre pikëpyetje për avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Sa kushton mbrojtja dhe nga vijnë fondet?

Përfshihet nga flakët ferma në Patos, digjen bagëtitë

ChatGPT ndalon imitimin e autorëve të famshëm/ Ofron alternativa me stile të përgjithshme

Donte të dilte nga rrjeti i drogës për një jetë të re, shqiptarit i bëjnë atentat në Itali

Aksident i rëndë në Fier-Shegan, dy mjete përplasen gjatë parakalimit të gabuar, tre të plagosur





