Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
AKTUALITET

“Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje tronditëse nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi, bashkë me të dashurit

P
Piranjat 9 July 2026, 22:51 · 2 min lexim
“Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep

Detaje tronditëse janw zbuluar mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, në lidhje me tre vajzat dhunuese të 17-vjeçares në Fier.

Gazetari Eraldo Harlica u shpreh se vajzat në fjalë, pas denoncimit të bërë në polici të rastit të dhunës, kanë ftuar në një hotel një polic, dhe pasi është futur në dhomë i kanë bërë foto dhe video dhe e kanë shantazhuar se do t’ia postonin në rrjet nëse nuk u jepte para.

E më tej ai tha se ato bashkë me të dashurit e tyre ishin një rrjet i mirëfilltë shantazhi, duke e aplikuar këtë teknikë edhe në raste të tjera.

“Polici ishte joshur nga vajzat, i kanë thënë që duam të flasim që të mos kishin probleme. Këto vajza e kishin thirrur dhe i kishin dhënë vendndodhjen e një hoteli, dhe aty i kanë bërë video dhe foto policit duke e shantazhuar.

Dhe më pas i kanë kërkuar para duke e shantazhuar, nuk ka pasur marrëdhënie intime me sa kam dijeni, thjeshtë momenti që ka shkuar në hotel, madje i kanë marrë dhe lekë. Bashkë më te dashurit kishin rrjet shantazhet dhe gjobash.

Besoj se prokuroria do dalë më akuza të reja se janë vërtetuar raste që këto vajza gjenin burra i ftonin në hotele dhe pasi i fusnin në dhomë, bënin foto dhe i shantazhonin. Madje dhe në semaforë u futeshin në makina dhe bënin foto e video dhe i shantazhonin”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.