Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
Kuvendi miratoi të enjten me 76 vota të mazhorancës socialiste një nismë ligjore të mbështetur nga qeveria, e cila parashikon dhënien pa garë të koncesioneve për porte turistike në favor të kompanive që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.
Në të vërtetë, ndryshimi I ligjit u prezantua të kishte vetëm një qëllim: përmbushjen e një kërkese të mbërritur në qeveri nga kompania e përfaqësuar nga dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner për investimin e parashikuar në ishullin e Sazanit.
Deputetja nismëtare e PS-së, Zamira Sinaj, mori si shembull Sazanit për të justifikuar modifikimin e ligjit për “Portet turistike’, ndërsa pretendoi se kjo do t’u shërbente gjithë investitorëve strategjikë që në projektet e tyre kishin parashikuar dhe ndërtimin e një porti.
Opozita e kundërshtoi nismën si “një ligj me porosi” për të favorizuar 2-3 biznesmenë në përdorimin e pronës publik – praktikë kjo që bie ndesh me procesin e integrimit europian.
Deputetja Jorida Tabaku tha se e kishte denoncuar nismën në Komisionin Europian si ndërhyrje që “bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe cënon disa kapituj kyçë të legjislacionit europian”.
“Ligji për portet turistike është një tjetër ligj me porosi, një ndër dhjetëra të tillë që kanë kaluar në Kuvend, duke mbrojtur interesa të veçanta dhe jo interesin publik,” u shpreh Tabaku, duke e konsideruar këtë si pjesë të një praktike të përsëritur të qeverisë Rama.
Tabaku i tha BIRN se ky ishte një nga dhjetra ligjet klienteliste të mazhorancës socialiste me ndikim në prishjen e konkurrencës dhe keqpërdorimin e pronës publike. Sipas grupimeve të bëra nga deputetja, këto nisma ligjore kanë ngritur mekanizma për të favorizuar grupime të vogla individësh apo kompanish të afërta me qeverinë.
Mes ndërhyrjeve të miratuara gjatë dekadës së fundit, Tabaku përmend ligjin për investimet strategjike apo ngritjen e Korporatës së Investimeve Shqiptare, ligjet speciale për portin e Jahteve në Durrës apo Teatrin Kombëtar, i cili u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese, si dhe ligjet për lojërat e fatit, zonat e mbrojtura apo parqet teknologjike, TEDA.
“Pasojat në ekonomi janë të jashtëzakonshme dhe po ndihen në pjesën më të madhe të sektorëve,” tha Tabaku për BIRN.
Ligjet ‘e porositura’ konsiderohen si një nga format më të dukshme të kapjes së shtetit, përmes së cilave vendimarrja publike diktohet nga interesat private të një numri të vogël njerëzish.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, ligji që parashikon dhënien pa garë të porteve turistike në favor të investitorëve strategjikë është një tjetër shembull i kapjes së shtetit në favor të klientëve të qeverisë.
“Përmes këtij amendimi me një procedurë të dyshimtë ligjore, buxhetit iu hoqën disa miliona euro që mund të sillte gara e parashikuar në legjislacionin vendas, ndërsa bëhet e qartë fuqia ndikuese e parasë së grumbulluar në pak duar mbi vendimmarrjen qeveritare dhe ligjbërjen shtetërore,” tha Preçi për BIRN.
Ndërhyrja në një ligj të përhershëm në favor të një ligji të përkohshëm është gjithashtu në kundërshtim me teknikën legjislative, thekson më tej Preçi.
“Përfituesit janë klientët e vjetër dhe të rinj të qeverisë,” tha ai, ndërsa shtoi se qytetari vazhdon të mbetet i humbur, ndërsa sheh se një pjesë e rëndësishme e pasurive të vendit po kalon në duart e kapitalit vendas apo “miqve të huaj të kryeministrit”.
Edhe Neritan Sejamini, analist i politikës, thekson se këto praktika të dhënies së pronave publike me ligje favorizuese po dëmtojnë ekonominë dhe konkurrencën e lirë.
“Nuk ka asgjë strategjike në investimet e ashtuquajtura strategjike që mbështet qeveria,” tha Sejamini. “Investitorët strategjikë janë klientët e zakonshëm të qeverisë, janë të gjithë shqiptarë, janë të njëjtët që marrin kontrata publike në fusha të tjera, që marrin leje ndërtime dhe që përfitojnë monopole dhe koncesione nga qeveria,” shtoi ai.
Nga ana tjetër, Sejamini vlerëson se investimet e tyre nuk kanë asnjë rëndësi startegjike, pasi të gjithë janë në sektorë me pak vlerë të shtuar në ekonomi. Përkundrazi, nuk vihen re sipas tij investime në prodhim, në infrastrukturë, në energji, në industri prodhuese të përparuara apo në infrastruktura të rëndësishme digjitale.
Sejamini e përkufizon modelin e investimeve strategjike si një mënyrë për të privatizuar prona shtetërore dhe për t’u dhënë favore ‘klientëve qeveritarë’.
“Ajo që është më skandaloze është që shpesh privilegjet që qeveria u afron këtyre janë më të mëdha se vetë investimet,” theksoi ai.
Zef Preçi thekson se ligjet me porosi deformojnë vendimmarrjen publike dhe e vënë atë në shërbim të interesave të ngushta private.
“Nga ana tjetër, pakësojnë të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe krijojnë premisa për deformim të tregjeve për mallra apo shërbime të njëjta që ofrojnë operatorët eknomikë përfitues,” përfundoi ai. /BIRN
Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në Xhafzotaj, ku tre të rinj morën me forcë një 32-vjeçar dhe e mba...
Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në qytetin e Korçë, në lagjen nr. 2, në afërsi të k...
Dhjetëra mesazhe mashtruese që duken të ngjashme me njoftimet për dorëzim pakosh nga Posta, kanë ngritur alarmin te qytetarët...
Policia ka arrestuar Jurgen Nezën, i cili bashkë me vëllain dhe kushëririn e tij u hoqën si agjentë të BKH-së për...
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për ish kryetarin e Bashkisë Kavajë, Elvis...
Një tentativë vrasje me armë zjarri, e ndodhur në muajin Korrik 2024 në fshatin Shpërthet të Fushë-Krujës, ë...
Pamjet që shihni tregojnë mjetin në Devoll që u përfshi nga zjarri pasi më parë u aksidentua. Ngjarja ndodhi në rrug&...
Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ngriti alarmin për një problem serioz që, sipas tij, vijon të mbetet i pranishëm pranë s...
Pas përfundimit të festës së Pashkës, është regjistruar një fluks i shtuar i shtetasve shqiptarë që po rikth...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor ku janë goditur disa call center-a të dyshuar për aktivitet të paligjshëm ...