Prag tragjedie në plazhin e Shëngjinit! Nëna dhe djali i mitur rrezikojnë të mbyten, transportohen me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është shmangur në plazhin e Shëngjinit këtë të hënë, ku një grua dhe djali i saj i mitur rrezikuan të mbyteshin teksa ishin futur në det për t’u larë. Incidenti ndodhi në zonën e Ranës së Hedhun.
Sipas te dhënave paraprake, nënë e bir, në rrethana ende të paqarta kanë hasur vështirësi në ujë duke rrezikuar jetën.
Ndërhyrja e menjëhershme e rojeve bregdetare te ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, bënë të mundur nxjerrjen e tyre në kohë nga deti.
Shërbimet e urgjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, duke u dhënë ndihmën e parë mjekësore, pasi dyshohet se kishin konsumuar sasi të konsiderueshme uji.
Aktualisht, nëna dhe fëmija ndodhen në Spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihme mjekësore dhe fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur brenda një guve

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, dy të plagosur

“Nuk ke paguar qiranë e automjeteve”/ Morën peng dhe dhunuan të riun, arrestohen dy vëllezër. E transportuan nga Kruja në Lezhë

“Ndal policia!”/ Me tritol, granata dhe kapsolla detonatore me vete, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Mbyllet gara për 6 drejtues departamentesh në Policinë e Shtetit, 9 kandidatë në garë

Regjistrohen dy vatra zjarri në Prrenjas, shmanget rreziku për banesat

Përfshihet nga flakët pylli i Iballes në Fushë-Arrëz, dyshohet se u ndez qëllimisht





