Pragu i Pashkës Ortodokse i 'lë' në trafikun kilometrik qytetarët që janë nisur drejt Korçës

Në prag të Pashkës Ortodokse ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga autoritetet shqiptare, janë marrë masa për të përballuar situatën, duke shtuar numrin e sporteleve.
Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar po operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje 1. Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje, ndërkohë që pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata falë hapjes në maksimum të sportrleve.
Ndryshe paraqitet situata në palën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë shkuar deri në 1 orë e 30 minuta. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën pasi siç thuhet prej tyre fluksi do të jetë në rritje edhe në ditët në vazhdim.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Statistikat e SPAK-ut nuk pasqyrojnë realitetin”, Hoxha: Korrupsioni real fshihet te projektet e mëdha

VIDEO/ Pitbulli sulmoi vajzën 4-vjeçare, dalin pamjet e ngjarjes së rëndë në Vlorë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Kërcënimi ndaj pronarit të MCN TV, Lala: Heshtja e institucioneve, shqetësuese

VIDEO/ Klienti nga Tirana ha 1.5 kg mish dhe hidhet nga dritarja e katit të dytë për të mos paguar faturën





