Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Prej 3 ditësh, zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë vijon të jetë jashtë kontrollit

P
Piranjat24 July 2026, 17:33 · 1 min lexim
Prej 3 ditësh, zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë

Një vatër zjarri vijon të mbetet aktive prej tre ditësh në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ndërsa autoritetet po përballen me vështirësi për shuarjen e plotë të flakëve. Vatra ndodhet poshtë antenave, në një zonë pyjore, dhe riaktivizohet vazhdimisht, pavarësisht ndërhyrjeve në terren.

Për përballimin e situatës, gjatë kësaj të premteje në zonë kanë mbërritur rreth 20 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët janë angazhuar krah punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe shërbimit zjarrfikës në përpjekjet për neutralizimin e vatrës.

Sipas zjarrfikësve, pengesa kryesore mbetet shtresa e humusit nën tokë, e cila vazhdon të digjet dhe bën që zjarri të riaktivizohet, edhe kur në sipërfaqe flakët duken të shuar.

Autoritetet e konsiderojnë situatën shqetësuese, pasi vatra mbetet e paparashikueshme dhe rrezikon të përhapet në sipërfaqe të tjera të Parkut Kombëtar të Llogarasë, nëse nuk vihet plotësisht nën kontroll.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.