Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk...
AKTUALITET

Presidenti Begaj nga Plava: Alpet Shqiptare janë pjesë e historisë dhe identitetit tonë

P
Piranjat 1 August 2026, 19:07 · 3 min lexim
Presidenti Begaj nga Plava: Alpet Shqiptare janë pjesë e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të premte në manifestimin “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026”, ku u bëri thirrje shqiptarëve të ruajnë identitetin kombëtar, gjuhën dhe traditat, ndërsa të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

Gjatë fjalës së tij në Plavë, kreu i shtetit e cilësoi këtë aktivitet si një urë që lidh shqiptarët me vendlindjen dhe forcon lidhjet mes brezave, duke theksuar se Alpet Shqiptare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar.

“Alpet Shqiptare janë një pjesë e historisë së shqiptarit, e karakterit dhe e mënyrës se si kemi ditur të jetojmë në harmoni me tokën, me familjen dhe me njëri-tjetrin. Kush vjen këtu nuk gjen vetëm bukuri, por edhe kujtime dhe një mënyrë jetese që ruan ende lidhjen e ngushtë mes njeriut dhe natyrës, mes traditës dhe së ardhmes”, u shpreh Begaj.

Presidenti vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në Plavë dhe Guci për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe identitetit kombëtar, duke kujtuar edhe figurat historike të kësaj treve, si Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri.

Ai theksoi gjithashtu se shqiptarët jetojnë sot në një periudhë me më shumë mundësi, duke nënvizuar rëndësinë e paqes, integrimit evropian dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përfundim të fjalës, Begaj përcolli një mesazh për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare dhe forcimin e unitetit.

“Të ruajmë atë që kemi trashëguar, por njëkohësisht të ndërtojmë me besim të ardhmen; të jemi krenarë për identitetin tonë, por edhe të hapur ndaj bashkëpunimit; të mbështesim njëri-tjetrin dhe të punojmë që brezat që vijnë të kenë më shumë mundësi se ne”, deklaroi ai.

Gjatë manifestimit, Presidenti u nderua me çmimin “Krenaria e Alpeve Shqiptare”, si vlerësim për kontributin e tij në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që jetojnë. Vizita e tij në Plavë dhe Guci përfshiu gjithashtu takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe autoritetet lokale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.