AKTUALITET

Pretendime për ndërhyrje në sigurinë e një të dënuari/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Vendimin e merr vetëm Gjykata

Piranjat Përditësimi i fundit 29 April 2026, 15:03

Pretendime për ndërhyrje në sigurinë e një të

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas publikimeve në media, duke hedhur poshtë pretendimet se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është ndryshuar niveli i sigurisë për një të dënuar.

Sipas DPB, procedura për klasifikimin e sigurisë është kompetencë ekskluzive e Gjykatës dhe bazohet në vlerësime ligjore të institucioneve përkatëse, ndërsa për rastin konkret theksohet se nuk ka ende asnjë vendim gjyqësor të administruar.

Njoftim për shtyp

Sqarim i opinionit publik

Në vijim të publikimeve të fundit në media, me qëllim informimin e opinionit publik dhe transparencës;
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përgënjeshtron lajmin e publikuar nga gazetari Elton Qyno, sipas të cilit pretendohet se me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm z. Adriatik Kupi Kupi është urdhëruar ndryshimi i sigurisë për të dënuarin R.Rr.
Ky pretendim është i pavërtetë, sepse ndryshimi i sigurisë së lartë në bazë të Ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 16, vendoset nga Gjykata Penale e juridiksionit, bazuar në vlerësimin e rrezikshmërisë që kryhet nga Komisioni i IEVP dhe konfirmohet nga Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë në DPB. Procesi gjyqësor po vijon aktualisht dhe i dënuari është njoftuar se më datë 06.05.2026 është data e seancës së radhës.

Konkretisht,
- Gjykata Penale e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me shkresë nr.542, datë 19.03.2026 i është drejtuar Komisionit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë në Drejtori të Përgjithshme të Burgjeve, me kërkesë për raport të vlerësimit të rrezikshmërisë së një të dënuari, ku urdhërohet dërgimi i këtij raporti me datë 15.04.2026, ora 12:00

- Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë së IEVP Fushë Krujë ka dërguar raportin në DPB për kompetencë të Komisionit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë me shkresë nr.2735/1, datë 10.04.2026.- Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë me vendim nr 683, datë 16.04.2026 ka lënë në fuqi raportin e vlerësimit të IEVP.
- Sqarojmë se kjo është një praktikë standarde dhe 28 të dënuar kanë ndryshuar sigurinë gjatë vitit 2025 deri tani.
- Deri në këtë moment nuk ka asnjë vendim gjykate të administruar në protokoll të DPB për ndryshimin e sigurisë të të dënuarit R.Rr dhe ky i dënuar aktualisht është në regjimin e sigurisë së lartë.

DPB nuk ka dijeni se çfarë vendimi ka marrë gjykata.
Lidhur me shtetasin L.B, ju sqarojmë se është bërë dalje nga spitali me datë 03.04.2026, (një ditë pasi është marrë detyra nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm) dhe është vendosur në ambientet e IEVP Durrës.

Lëvizja e të burgosurit P.D dhe D.B është bërë në bazë të raporteve të vlerësimit të riskshmërisë sipas parashikimit në aktet ligjore dhe nënligjore. Ky proces është i përhershëm, standard dhe i bazuar në aktet ligjore.
DPB mbetet e angazhuar për zbatimin rigoroz të ligjit dhe garantimin e standardeve të sigurisë dhe të drejtave të njeriut në burgje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?