Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
AKTUALITET

Pretendimet për bllokimin e pagave/ KLGJ i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Nuk kemi zëvëndësuar kompetencat e Kuvendit

P
Piranjat 3 September 2026, 17:49 · 3 min lexim
Pretendimet për bllokimin e pagave/ KLGJ i kundërpërgjigjet

KLGJ i është përgjigjur Ministrisë së Financave, pas deklaratave se pagat e magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë nuk janë bllokuar, por se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht mbi një metodologji të ndryshme nga ajo që është aktualisht në fuqi.

Në një përgjigje zyrtare ndaj Ministrisë së Financave, pas komunikimit lidhur me situatën e ekzekutimit të shpenzimeve buxhetore, KLGJ argumenton se listëpagesat e muajit gusht 2026 janë hartuar dhe dorëzuar pranë degëve përkatëse të Thesarit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas KLGJ-së, pagat e administratës gjyqësore dhe të personelit mbështetës nuk preken nga Vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese dhe as nga Vendimi nr. 435, datë 26.08.2026 “Për miratimin e pagës referuese bazë për Magjistratin (Gjyqtar)”.

“Për sa më sipër, Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Ministrisë së Financave ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave të pagave për muajin gusht 2026, për të gjithë nëpunësit dhe punonjësit e administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të nëpunësve të administratës gjyqësore, dhe të personelit tjetër mbështetës të gjykatave të të tre niveleve”, thuhet në shkresën e KLGJ-së.

KLGJ sqaron se listë-pagesat mujore dhe urdhër-shpenzimet përkatëse përgatiten sipas strukturave organizative të miratuara të njësisë shpenzuese, bazuar në listë-prezencën mujore të hartuar nga strukturat përgjegjëse për burimet njerëzore.

Sipas Këshillit, në çdo rast listë-pagesat dhe urdhër-shpenzimet ndahen vetëm sipas bankave ku magjistrati apo punonjësi ka numrin e llogarisë dhe nuk përbëjnë dokumente që mund të pengojnë pagesën e administratës për shkak të verifikimeve që lidhen me pagat e magjistratëve.

KLGJ kundërshton argumentin se përfshirja në të njëjtin dokument e pagave të magjistratëve dhe të administratës ka sjellë vonesa në përpunim, duke theksuar se procedurat janë ndjekur sipas rregullave në fuqi.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka krijuar një politikë të re page dhe nuk ka zëvendësuar Kuvendin në ushtrimin e kompetencës ligjvënëse, por u miratuan sipas kushteve”, thuhet në shkresën zyrtare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.