‘Armët i shesim në vende në konflikt’/ Si Ermal Nufi justifikoi 32 mln eurot për Ron Yeffet
Miliona euro të dala nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkuar pa tendera dhe pa garë në xhepat e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës....
Miliona euro të dala nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkuar pa tendera dhe pa garë në xhepat e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës....
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Një letërporosi është dërguar në drejtim të autoriteteve polake, duke kërkuar verifikimin e hollësishëm të priftit, diakon Jacek Roman Bogacz, i cili ka dalë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme SPAK, lidhur me një dërgesë financiare prej 680 mijë euro. Letërporosia konsiston në 7 pika kryesore, ku autoritetet e Prokurorisë shqiptare kërkojnë ndihmën e ndërsjellë te drejtësia polake, me qëllim kryerjen e disa veprimeve hetimore për futjen në “skaner” të priftit, At Diakon Jacek Roman Bogacz.
Kërkesa për shtrirjen e hetimeve në Poloni vjen në një kohë kur, sipas njërit prej të arrestuarve, Lefter Nelaj, sasia prej 680 mijë euro rridhte nga bamirësitë në Itali dhe i është dhënë nga një prift polak, me qëllim për ta sjellë në qytetin e Lezhës, tek shoqata “Calatrava”. Por sipas SPAK, deklarimet e të arrestuarit Lefter Nelaj rezultojnë në kundërshtim të hapur me provat dhe faktet e administruara në kuadër të këtij procedimi penal.
Mohimi prej tij i dijenisë mbi personat, Ergys Kastrati, Igli Kamberi apo Bardhok Gjergji, itinerarin apo qëllimin e transportit, rrëzohet nga të dhënat telefonike, komunikimet e nxjerra nga telefonat e sekuestruar, si dhe nga dinamika e dokumentuar e lëvizjeve në Itali. Këto kundërshti nuk mund të konsiderohen si pasaktësi të rastësishme, por përbëjnë tregues të qartë të përpjekjes së tij për të fshehur rolin real dhe për të shmangur përgjegjësinë penale të pronarëve të shumës monetare të sekuestruar.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, një letërporosi është dërguar tashmë në Poloni, duke kërkuar verifikime në 7 drejtime të priftit, At Diakon Jacek Roman Bogacz.
Prokuroria shqiptare në pikën nr. 1 të letërporosisë u kërkon informacion autoriteteve polake nëse Famullia e Shpirtit të Shenjtë të Kishës së Ritit të Vjetër Katolik është e regjistruar në regjistrin e kishave dhe institucioneve të tjera. Kjo famulli ndodhet në rrugën “Słowackiego” 12 A, 78-300, Świnoujście, prefektura Zachodniopomorskie, Poloni, me famulltar priftin, diakon Jacek Roman Bogacz. Gjithashtu, në pikën nr. 2 kërkohet të jepet informacion nëse Famullia e Shpirtit të Shenjtë të Kishës së Ritit të Vjetër Katolik ka pasuri të luajtshme, pasuri të paluajtshme, llogari bankare apo aktivitete tregtare në Republikën e Polonisë që mundësojnë dhurimin e vlerës monetare prej 680.595 euro.
Në pikën nr. 3 të letërporosisë së Prokurorisë shqiptare kërkohet të jepet informacion nëse Famullia e Shpirtit të Shenjtë të Kishës së Ritit të Vjetër Katolik ka deklaruar në institucionet e shtetit të Polonisë dhurimin e vlerës monetare prej 680.595 euro delegacionit të Vjetër Katolik “Calatrava” në Lezhë, Shqipëri.
Në pikën nr. 4 kërkohet të jepet informacion se cila duhet të ishte procedura ligjore sipas legjislacionit të shtetit të Polonisë për dhurimin e vlerave monetare nga Famullia e Shpirtit të Shenjtë të Kishës së Ritit të Vjetër Katolik. Po ashtu, në pikën nr. 5 kërkohet të jepet informacion nëse Jacek Roman Bogacz është hetuar apo dënuar penalisht për ndonjë vepër penale në Republikën e Polonisë.
Ndërkohë, në pikën nr. 6 kërkohet të jepet informacion nëse Lefter Nelaj disponon leje qëndrimi në shtetin e Polonisë.
Dhe në pikën nr. 7 të letërporosisë kërkohet të jepet informacion nëse Lefter Nelaj ka hyrë ndonjëherë në territorin e Republikës së Polonisë./eltonqyno
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest ...
Teksa në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat për heshtjen e personazheve të njohur lidhur me situatën në Zvërnec, nj&...
Emigranti grek i sulmuar gjatë incidenteve në Zvërnec të Shqipërisë, foli për SKAI-n rreth një god...
Protesta e cila u zhvillua në Zvërnec dhe situata e krijuar mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë private ka shkaktuar reagime të shu...
Takimi me përfaqësuesit e shoqatës Svernica në Athinë ishte planifikuar rreth një javë më parë me iniciat...
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka prezantuar këtë të hënë Drejtuesen e re të institucionit, R...
Edhe në këtë fillim muaji, bizneset sërish janë përballur me probleme në funksionimin e platformës e-Albania, duke mos...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestë...
Ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 83-vjeçare, babai i Ilir Metës. Rexhep Meta do të varro...
Një 48-vjeçar shqiptar ka shkaktuar panik mes banorëve të Torinos, teksa spikati apartamentin e tij me benzinë duke kërcë...