Prindërit e Enton Janushit trokasin në Prokurorinë e Elbasanit, kërkojnë eshtrat e të birit që të kenë një varr për të

Janushi u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë 11 vite më parë, më 19 janar 2015, teksa ishte në kërkim si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Florenc dhe Glevis Tola nga Elbasani në Holandë.
Në kuadër të hetimeve, prokurorët zbuluan përmes ADN-së se eshtrat e gjetura në fshatin Babje të Librazhdit në shkurt të 2015 i përkisnin pikërisht Enton Janushit alias Taulant Maze. Fillimisht u dyshua se trupi i pajetë i përkiste Renato Hamzës, këngëtar nga Elbasani gjithashtu i zhdukur. Në 2022 u vendos të kryhej zhvarrimi nga varret publike në Librazhd dhe të bëhej dhe krahasimi me ADN-në e nënës së Hamzës.
Por, pasi nuk rezultoi e përputhshme, prokurorët ftuan dhe morën ADN-në e prindërve të Janushit, pasi rezultonte se gjurma e fundit e tij pas rrëmbimit pa zhurmë në Tiranë, sikurse ishte qeliza e telefonit, ishte në Peqin.
Vetëm pak javë më parë, prokurorët konfirmuan se eshtrat i përkisnin Janushit. Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, dy prindërit e tij të moshuar kanë kërkuar eshtrat e të birit. Sipas procedurës duhet që prokuroria të urdhërojë zhvarrimin, një procedurë që duhet të kryhet edhe në bashkëpunim me institucionet e tjera.
Por, teksa pritet që eshtrat e Enton Janushit t’i dorëzohen familjes, prokuroria po vijon hetimet me shpresën për të identifikuar autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Enton Janushit.
Dyshimet janë se krimi u urdhërua për shkak të përplasjes së grupeve kriminale në trafikun e drogës, për shkak se vrasja e dy vëllezërve Tola ndodhi pas grabitjes së një sasie të madhe droge. I dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Janushit është një biznesmen që aktualisht ndodhet në paraburgim, i arrestuar me urdhër të SPAK për një tjetër dosje penale.
Lexo edhe
AKTUALITET
Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi 270 mln euro dëm buxhetit në 2025-n! Tenderat ‘thembra e Akilit’

Prokuroria e Tiranës godet tre call center në kryeqytet! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Eksperimenti televiziv/ Çifti gjerman emigron në Shqipëri, largohen të lemerisur, përfundojnë të divorcuar

Detaje të reja për pengmarrjen dhe dhunimin e bosit të Call-Centerave. Si nisi konflikti për shumën e madhe të parave

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjes së moshuar në Korçë

"Policia e kriminelëve", Rezart Kuçi paguante Sky Ecc për grupin, lekët ja niste Matodashaj me furgon

Hapen dyert e mortit/ Ky është 47-vjeçari që humbi jetën pasi tentoi të vidhte një banesë në Fier

U mor peng për 2 mln euro, biznesmeni pjesë e grupit të Amand Josifit. Ja dyshimet mbi aktivitetin e tij!





