AKTUALITET

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Korrik 2026, 21:29
Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e

Qeveria ndryshon rregullat në VKM-në nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”. Ekofin.al ka analizuar vendimin e sotëm të Qeverisë që prek pothuajse të gjithë zinxhirin e privatizimit, nga mënyra e vlerësimit të pronës, afatet procedurale dhe pagesat e ekspertëve, deri te trajtimi i ish-pronarëve dhe pronave që mbeten të pashitura.

Rriten ndjeshëm pagesat për ekspertët e vlerësimit

Rregulli aktual parashikon që ekspertët vlerësues të pronës shtetërore të paguhen me 2% të vlerës së objektit, por jo më pak se 60 mijë lekë dhe jo më shumë se 300 mijë lekë me TVSH. Me draftin e ri, struktura e pagesës ndryshon tërësisht dhe tarifat rriten ndjeshëm. Për pronat me vlerë deri në 10 milionë lekë, eksperti do të paguhet me 5% të vlerës së objektit, por jo më pak se 100 mijë lekë pa TVSH. Për pronat mbi 10 milionë lekë, pagesa do të jetë 4% e vlerës së objektit, me minimum 500 mijë lekë dhe maksimum 1 milion lekë pa TVSH.

Në ndryshim nga dispozita aktuale, vendimi i ri përcakton gjithashtu që pagesa do të kryhet vetëm pas dorëzimit të raportit përfundimtar të vlerësimit dhe pranimit të tij nga struktura përgjegjëse për privatizimin. Ky ndryshim pritet të rrisë kostot administrative të privatizimeve, sidomos për asetet me vlerë të lartë, por në të njëjtën kohë synon të rrisë përgjegjshmërinë profesionale të ekspertëve në një proces që shpesh është shoqëruar me debate mbi nënvlerësimin ose mbivlerësimin e pasurive shtetërore.

Ndryshon mënyra e vlerësimit të pronës kur mungon çmimi në hartën zyrtare

Vendimi i ri ndryshon edhe pikën 10 të VKM-së, që lidhet me mënyrën si përcaktohet çmimi i pronës shtetërore kur ajo nuk figuron në hartën zyrtare të çmimeve.Dispozita aktuale lejonte ekspertin të përcaktonte çmimin sipas tregut në rastet kur prona nuk kishte çmim reference në hartë. Në variantin e ri, kjo procedurë formalizohet më qartë dhe përcaktohet se vlerësimi do të kryhet sipas vlerës reale të tregut, ndërsa harta e çmimeve që përdoret për referencë duhet të konfirmohet çdo 6 muaj nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Po kështu, përgjegjësia për metodologjinë e vlerësimit dhe për vlerën finale të pronës i ngarkohet drejtpërdrejt ekspertit vlerësues. Me këtë rast, shmangen hapësirat për interpretime administrative dhe bëhet më e qartë përgjegjësia individuale për raportin e vlerësimit.

Përgjysmohen afatet për raportet e vlerësimit

Aktualisht, për ndërtesat, ndërtimet dhe linjat e prodhimit afati maksimal është 60 ditë nga ngritja e komisionit të vlerësimit. Me draftin e ri, ky afat ulet në 30 ditë. Ndërsa për makineritë, pajisjet dhe mjetet e transportit mbetet 20 ditë. Praktikisht, qeveria po përpiqet të reduktojë kohën që nevojitet për të nxjerrë në ankand asetet shtetërore, pasi vonesat në vlerësim kanë qenë një nga arsyet kryesore të bllokimit të privatizimeve.

Forcohet përgjegjësia për borxhet e ndërmarrjeve që privatizohen

Vendimi ndryshon edhe pikat 16 dhe 17, të cilat lidhen me trajtimin e detyrimeve debitore dhe kreditore të ndërmarrjeve shtetërore.

Aktualisht përgjegjësia për rritjen e debi-kredive bie mbi drejtorin e ndërmarrjes. Drafti e zgjeron këtë përgjegjësi edhe për administratorët dhe likuidatorët e ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërive aksionare. Po ashtu ndryshon edhe formula e shpërblimit për personat që ndjekin arkëtimin e detyrimeve pas privatizimit. Aktualisht shpërblimi kufizohet deri në 12 paga bazë të përgjegjësit të financës në këshillin e qarkut ose bashki. Drafti e lidh këtë kufi me 12 paga bruto të përgjegjësit të financës të vetë ndërmarrjes shtetërore apo shoqërisë aksionare.

Procedura e shitjes: Shtohet roli i ATP-së dhe kontrolli mbi pronësinë

Vendimi parashikon që përpara fillimit të ankandit të kërkohet informacion nga ATP-ja mbi trajtimin e pronës. Vetëm pas këtij verifikimi mund të vijojë ankandi. Kjo ndërhyrje synon të shmangë konfliktet juridike me ish-pronarët dhe rastet kur prona shtetërore nxirret në shitje ndërkohë që ka pretendime të pazgjidhura pronësie.

Ndryshon trajtimi i ish-pronarëve dhe afatet e njoftimit

Një pjesë e konsiderueshme e vendimit të ri fokusohet te pika 2 e procedurës së shitjes dhe e drejta e parablerjes së ish-pronarëve. Aktualisht njoftimet afishohen fizikisht. Vendimi shton detyrimin që ato të publikohen edhe në faqen zyrtare të ministrisë dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare për një afat 20-ditor.

Ndryshon edhe afati i dytë për paraqitjen e dokumentacionit nga ish-pronarët. Nga 30 ditë që është aktualisht, vendimi i ri e ul në 15 ditë. Nëse dokumentacioni nuk paraqitet brenda këtij afati, prona kalon në ankand publik. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se verifikimi i dokumentacionit të pronësisë nuk do të bëhet më nga disa institucione paralelisht, por përgjegjësia për konfirmimin i kalon strukturës përgjegjëse për shitjen e pronës shtetërore. Praktikisht, synohet të shkurtohet zinxhiri administrativ dhe të shmangen zvarritjet institucionale.

Rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët në shoqëritë në likuidim

Dispozita aktuale parashikon që në ankandet e shoqërive në likuidim ish-pronarët nuk gëzojnë të drejtën e parablerjes dhe marrin pjesë në ankand si çdo subjekt tjetër. Me vendimin e ri kjo ndryshon. E drejta e parablerjes do të zbatohet edhe për këto raste, sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës. Kjo është një nga ndërhyrjet më të rëndësishme sociale të vendimit të ri, pasi zgjeron mundësinë e ish-pronarëve për të rimarrë kontroll mbi prona që kanë qenë pjesë e proceseve të privatizimit.

Pronat e refuzuara kalojnë për fond kompensimi

Në rastet kur ish-pronarët nuk pranojnë të blejnë sipërfaqet për të cilat kanë të drejtë parablerjeje, prona i kalon ATP-së për fond kompensimi. Me vendimin e ri, struktura përgjegjëse për shitjen e pronës shtetërore do t’i propozojë ministrit të Ekonomisë transferimin e pronës te ATP-ja për kompensim fizik.

Aktualisht, prona mund të kalojë për fond kompensimi vetëm pas 8 muajsh nga faza e fundit e shitjes. Drafti vendos një kriter të ri: nëse prona del në ankand të paktën 3 herë brenda 12 muajve dhe nuk ka interes për blerje, dokumentacioni i kalon ATP-së për fond kompensimi fizik.

Me këtë parashikim vendimi i ri po tenton të shmangë mbajtjen për vite të tëra në procedura të pronave që nuk arrijnë të shiten dhe t’i përdorë ato për procesin e kompensimit të ish-pronarëve./ekofin.al

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan