
Shqipëria e ka kaluar kulmin e popullsisë prej 35 vjetësh dhe, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, tkurrja demografike pritet të vazhdojë gjatë gjithë këtij shekulli.
Seria e World Population Prospects 2024, mbi të cilën bazohet analiza e re e Our World in Data, e vendos maksimumin e popullsisë së Shqipërisë në vitin 1991, me 3.282.602 banorë.
Por akoma më alarmant është një projeksion i Kombeve të Bashkuara.
Në skenarin e mesëm të OKB-së, popullsia e Shqipërisë zbret në vetëm 1.184.997 banorë në vitin 2100. Kjo do të nënkuptonte rreth 2,1 milionë banorë më pak se në kulmin e vitit 1991, ose një tkurrje prej 63,9%.
Vetëm nga niveli i projektuar për vitin 2026 deri në 2100, vendi do të humbiste rreth 1,57 milionë banorë, më shumë se gjysmën e popullsisë së sotme sipas serisë së OKB-së.
Shqipëria e nisi rënien 29 vjet përpara Europës
Kthesa demografike e Shqipërisë ka ardhur shumë më herët se ajo e Evropës në tërësi. Sipas të njëjtës databazë të OKB-së, popullsia e kontinentit europian arriti maksimumin në vitin 2020, me rreth 749,2 milionë banorë.
Pra, Shqipëria e kishte kaluar kulmin 29 vjet më herët. Deri në vitin 2100, popullsia e Evropës projektohet në rreth 592,3 milionë banorë, afërsisht 21% nën kulmin e saj, një tkurrje shumë më e moderuar në përqindje se 63,9% që del për Shqipërinë.
Në fakt, Shqipëria i përket një brezi të vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore që e kanë arritur maksimumin demografik shumë herët. Serbia e pati kulmin në vitin 1987, Bullgaria në 1988 dhe Kroacia në 1990. Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina e arritën atë në 1991.
Në pjesën tjetër të rajonit, seria e OKB-së e vendos kulmin e Kosovës në vitin 1997 dhe të Maqedonisë së Veriut në 2005, ndërsa Greqia vazhdoi të rritej deri në vitin 2010. Mali i Zi dhe Sllovenia arritën maksimumin shumë më vonë, në 2024. Turqia është një nga përjashtimet e rajonit: në skenarin e mesëm, popullsia e saj vazhdon të rritet edhe për rreth dy dekada dhe kulmon rreth vitit 2047.
Deri në 2100, vetëm Bosnja paraqitet me një rënie më të fortë se Shqipëria në rajon
Edhe më domethënës është krahasimi i madhësisë së tkurrjes së projektuar. Në grupin e vendeve të Ballkanit të krahasuara, Shqipëria del ndër vendet që humbin pjesën më të madhe të popullsisë së tyre nga maksimumi historik deri në vitin 2100.
Bosnjë-Hercegovina projektohet të zbresë nga 4,46 milionë banorë në kulmin e vitit 1991 në 1,37 milionë në 2100, ose rreth 69,4% më pak. Shqipëria vjen menjëherë pas saj me rënie 63,9%. Për Bullgarinë tkurrja nga kulmi deri në 2100 del rreth 60,7%, për Maqedoninë e Veriut 58,7%, Kroacinë 55,7%, Serbinë rreth 53,1% dhe Kosovën 50,2%.
Rënia e projektuar është më e moderuar në Malin e Zi, me rreth 49% nga kulmi deri në 2100, në Greqi me rreth 44% dhe veçanërisht në Slloveni, ku popullsia në fund të shekullit del rreth 23% më e ulët se maksimumi.
Pozicioni i Shqipërisë përputhet me një fenomen më të gjerë të Evropës Lindore. Our World in Data vëren se pothuajse të gjitha vendet që e kanë kaluar tashmë kulmin e popullsisë ndodhen në Evropë dhe Azinë Lindore, ku rënia e lindshmërisë ka qenë e shpejtë dhe normat kanë qëndruar të ulëta.
Për vendet e Evropës Lindore, emigracioni i lartë ka shtuar më tej presionin në rënie të popullsisë. /ekofin.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 August10:39
25 vatra zjarri në 24 orë, 4 ende aktive, vijon beteja në Dajt, Priskë, Mirditë e Tërbun
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 &eu...
AKTUALITET
19 August10:28
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari në Rinas
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas, me qëllim ekstradimin në Ko...
AKTUALITET
19 August10:08
Humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm në Durrës, publikohet foto e çiftit të ri
Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sot...
AKTUALITET
19 August10:00
Mbeti i bllokuar në ‘shtëpinë e barit’ me vlerë 1 mln paund, policia shpëton dhe arreston shqiptarin
Një 30-vjeçar shqiptar, Vilson Gjinaj, është shpallur fajtor për prodhimin e kanabisit në një ambient industrial në ...
AKTUALITET
19 August08:48
Detaje nga tragjedia në Manzë/ Çifti shuhet në aksidentin fatal, shoferi dhe e reja italiane ishin martuar para pak ditësh
Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durr&eum...
AKTUALITET
19 August08:28
600 milionë euro nga BE-ja, por projektet ngecin: KE kritika qeverisë për prokurimet dhe pronësinë e tokës
Investimet publike të mbështetura nga Bashkimi Europian në Shqipëri po shënojnë përparim, por zbatimi i tyre vijon të ...
AKTUALITET
19 August07:59
Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023,...
AKTUALITET
19 August07:50
Turistët, cilët shtete të Europës udhëtojnë më shumë
Në dekadat e fundit, udhëtimet turistike janë bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së shumë europi...
Piranjat News
AKTUALITET
19 August07:45
Zbulohen identitetet e viktimave të aksidentit të rëndë në Manzë të Durrësit
Janë bërë të njohura identitetet e personave të përfshirë në aksidentin e rëndë automobilistik që ndodh...
Piranjat News
AKTUALITET
19 August07:37
Aksident i rëndë në Manzë të Durrësit, tre persona humbin jetën
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik me pasojë ...